Loading...

Si të Ndërtoni Markën Tuaj ndërsa i Bashkoheni një Skuadre

Për shumicën prej nesh, puna mbi projekte dhe çlirimi i vetes tonë nga to, po bëhet gjithnjë e më i frikshëm. Ne vazhdimisht përfshihemi në skuadra  apo formojmë skuadra të reja. Në fakt, studimet mbi menaxherët tregojnë që ata shpenzojnë rreth 25-28% të kohës së tyre në takime, duke sugjeruar që "puna në skuadër" është mjeti më i fuqishëm për biznesin modern të kohës së sotme. Dhe, koha e takimeve, prej vitit 2008, vetëm sa është rritur. Madje do të thoja që takimet dhe projektet në grup janë një audicion i vazhdueshëm. Ju po trajnoni njerëz të tjerë në atë se si ata do ju shohin dhe trajtojnë ju. Dhe veçanërisht, kur jeni person i ri në skuadër, duhet të keni një strategji se si do asimiloheni dhe do shtoni vlerë. Konsideroni këto strategji ndërsa jeni duke markën tuaj të grupit mbani mendjen tek përshtypjet mbi ju në grup:

- Kini një pikëpamje: Kjo është shumë e rëndësishme. Por kur jeni një person i ri në grup, të tjerët do priren më shumë t'ju trajtojnë si një student, se një person i angazhuar. Në një intervistë që bëra mbi lidershipin e gjeneratës së re me një drejtor të një kompanie rë rëndësishme, ai komentoi, "Kur u bën pyetjet më të vështira të biznesit, shumë femra priren më shumë ta portretizojnë veten si të këndshme dhe të dobishme, se sa ta prortretizojnë veten si dikush që rrit dhe zhvillon linjën fundore." Pra, bëni një krahasim kritik, vëzhgoni trendin e industrisë dhe statistikat, ose kërkoni të mësoni në mënyrë konstruktive se si është arritur konkluzioni.

- Kontaktoni me liderët ose "kuajt drejtues" në biznes: Nëse doni ta paraqisni veten si një anëtarë i skuadrës që ka dhëmbët të trajtojë problemet, atëherë mos veproni ndryshe nga liderët e skuadrës. Kur pyeta presidenten e Charles Schwab rreth kësaj teme, ajo theksoi: "Bëj goxha punë me liderët dhe ajo çfarë kam mësuar është se në një "kope", ka gjithmonë një "kafshë" dominante. Kam vërejtur që një lider i ri do ketë bashkëveprime më të shkurtra me "kuajt drejtues" se liderët e tjerë. Kjo tregon që ky "kalë", është i sigurtë. Megjithëse nuk është një ndërveprim i vazhduseshëm, ekziston një nevojë për të pasur fuqi sigurie."  Tregoni besin në veten tuaj përmes bashkëveprimit me ata të nivelit më të lartë. Pyetini që të zgjerohen rreth temës së tyre dhe tregoni interes, ose bisedoni rreth një çështje kyçe.

- Vlerësoni dinamikën e skuadrës
Ajo se çfarë vëreni në "ditën e parë", padyshim që do jetë ndryshe nëse fokusoni energjitë tuaja pas "ditës së parë". Që në krye të herës, do duhet që të bëni një markë duke absorbuar kulturën e grupit. Si komunikojnë njerëzit, si bien dakord ose jo me njëri-tjetrin? Sapo të jeni një anëtarë në i stabilizuar i skuadrës, mendoni se si do kontribuoni në skuadër në termat e energjisë, humorit dhe autputeve. "Siguria paraprake në vetvetes bëhet vetëforcuese në grup...Projektimi i besimit inspiron besim." shkruan Ann Daly, trajnues ekzekutiv.

Mënyra e paraqitjes në fillim në një situatë grupi, do lejë përshtypje të përhershme tek ata rreth jush. Nuk është problemi se nuk mund ta "gdhendni" personalitetin tuaj sapo t'i jeni bashkuar grupit, por gjërat do të ishin më të lehta nëse ia filloni mirë qysh në fillim./S.R. Forbes/- Oculus News
Si të Ndërtoni Markën Tuaj ndërsa i Bashkoheni një Skuadre Si të Ndërtoni Markën Tuaj ndërsa i Bashkoheni një Skuadre Reviewed by Oculusnews Albania on 8/02/2014 12:41:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.