5 zyrtarë të DAR Fier në Gjyq: Punësuan Mësues me Shumicë dhe nuk i PAguan

Prokuroria e Fierit ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj 5 zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore të këtij qarku. 

Dar Fier
DAR Fier

Drejtoresha e Arsimit të Fierit Miranda Bullati si dhe 4 punonjës të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit janë akuzuar për shpërdorim detyre nga Prokuroria e këtij rrethi, e cila ka dërguar për gjykim, dosjet e tyre. 

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Rrethit njoftuan se të pestë kanë regjistruar në lista pagesa, me kontrata të rregullta, një numër të madh mësuesish dhe nuk i kanë paguar ata.
Mësuesit ekzistojnë në listë pagesa, por duket se Drejtoria Arsimore nuk ka pasur mundësi financiare t’i paguajë ata, përderisa rezulton se numri i të punësuarve është shumë më i madh se ai i përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe natyrisht, pagesa e tyre e tejkalonte fondin e pagave.


Personat që akuzohen

1. Miranda Bullati, Drejtore e Drejtorisë Arsimore Fier
2. Ylli Malaj, shef kuadri
3. Tatjana Ferko, specialiste
4. Suzana Nazëraj, specialiste
5. Eliza Nako, specialiste

Ku është një rast tjetër i zbuluar për abuzime në Drejtorinë Rajonale Arsimore të Fierit. Në 13 maj të këtij viti, Policia e Fierit vuri në pranga 3 zyrtarë të Drejtorisë Arsimore Rajonale, të akuzuar për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “fallsifikim të dokumentave shkollorë”. Përkatësisht: tre specialistë të kurrikules: V. Mitro, M. Emiri dhe M.Durmishaj. - Oculus News
Previous Post Next Post