Loading...

SHBA vërteton me imazhe që Rusia ka goditur me predha Ukrainën

ee

SHBA-ja publikoi sot disa imazhe satelitore që shërbejnë si provë sipas saj, se Moska ka goditur me artilerinë e saj që nga territori rus kundrejt pozicionimeve të ushtrisë ukrainase.

Departamenti i Shtetit i dërgoi me e-mail medias këto imazhe të nënshktuara DNI, zyra e drejtorit të Informacionit Amerikan, që shërbejnë si prova që Rusia godet me predha në drejtim të Ukrainës për të mbështetur separatistët prorusë në lindje të vendit.

Katër imazhet tregojnë pjesë të kufirit ruso-ukrainas.

Dy prej tyre tregojnë ato që sipas qeverisë amerikane janë bateri ruse, një raket hedhëse e shumfishtë dhe topa lëvizës.

Imazhet tregojnë gjithashtu kratere të krijuara nga impakti në tokë i predhave, pranë pozicioneve ushtarake në krahun ukrainas të kufirit.

Në një imazh tjetër tregohen ato që Uashingtoni i konsideron si armë të rënda që Moska ia ka dhënë separatistëve prorusë.

Nga ana tjetër Moska mohon çdo ndërhyrje të drejtpërdrejtë në konfliktin ukrainas dhe akuzon Uashingtonin se po zhvillon një fushatë të gjerë kundër Rusisë.

SHBA vërteton me imazhe që Rusia ka goditur me predha Ukrainën SHBA vërteton me imazhe që Rusia ka goditur me predha Ukrainën Reviewed by Marion Mardodaj on 7/27/2014 10:45:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.