Loading...

SHBA, NSA ka përgjuar në 2009-n Berishën dhe Thaçin

a.jpg
Agjencia e Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA) ka përgjuar ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Biblioteka dixhitale “Kriptom”, e cila merret me zbulimin e dokumenteve konfidenciale bën të ditur se NSA në vitin 2009 kishte përgjuar edhe liderët shtetërorë të Ballkanit, duke përfshirë këtu, kryeministrin shqiptar asokohe Sali Berisha, kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi,ish presidentin serb Boris Tadiç, kryeministrin e Federatës së Bosnjes dhe Herzegovinës Nexhat Brankoviç dhe presidentin e atëhershëm kroat Stipe Mesiç”.

Sipas revistës gjermane "Der Spiegel" NSA kishte zhvilluar një sistem kompjuterik për përpunimin e sinjaleve të inteligjencës koduar me aftësinë për të procesuar miliona raporte dhe duke i zgjedhur informacionet në lidhje me individët e synuar nga të dhënat telefonike, faksi dhe të dhënat në kompjuterë.
Rreth një vit më parë i sh kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare amerikane Edward Snoëden,publikoi mijëra dokumente sekrete , sipas të cilave shba kanë kryer ndër vite përgjime, mes të cilave edhe të qeveritarëve e lidërve botërorë, institucioneve më të larta politike e financiare duke shkaktuar një ftohje mes Amerikës dhe vendeve të tjera.
Pjesë e përgjimit ishin 122 udhëheqës të botës , mes të cilëve kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin sirian Bashar al-Assad dhe ish kryeministren ukrainase Julia Timoshenko. Biblioteka Digitale 'Kripto' ka publikuar deri tani 76 emra, dhe është bërë e ditur se deri në fund të korrikut do të publikohen të gjithë 122 emrat e liderëve shtetëror që kanë qenë pjesë e përgjimit të shërbimit inteligjent amerikan./balkanweb/
SHBA, NSA ka përgjuar në 2009-n Berishën dhe Thaçin SHBA, NSA ka përgjuar në 2009-n Berishën dhe Thaçin Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 06:08:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.