Loading...

Miratohet vlera e pronës për secilin qark të Shqipërisë


Gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave

Keshilli i Ministrave vendosi gjate mbledhjes se sotme per miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë
Me poshte vendimi i plote i Keshillit te Ministrave
V E N D I M PËR MIRATIMIN E VLERËS SË PRONËS PËR SECILIN QARK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 3, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 3, të vendimit nr.658, datë 26.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Miratimin e vlerës së pronës, sipas llojit të pasurisë së paluajtshme, për secilin qark të Republikës së Shqipërisë, sipas hartave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1620, datë 26.11.2008, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, që ndodhen në të gjitha bashkitë dhe në disa komuna”, nr.187, datë 6.3.2013, “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohen.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.- Oculus News
Miratohet vlera e pronës për secilin qark të Shqipërisë Miratohet vlera e pronës për secilin qark të Shqipërisë Reviewed by Oculusnews Albania on 7/31/2014 09:46:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.