Loading...

Igli Tare kërcënohet me jetën e tij e të familjarëve nga tifozët e Lazios



 Vijojnë ditët e vështira për Igli Taren në Itali. Ish-futbollisti i Kombëtares rrëfen se është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve nga tifozët e Lazios ku ai prej vitesh është në rolin e drejtorit sportiv. E gjitha e ka zanafillën tek dështimi i transferimit të mbrojtësit Astori tek skuadra bardhekaltër nga ana e numrit një të merkatos. Tare është i lodhur nga kjo situatë por nuk dorëzohet dhe nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Në fakt raporti i shqiptarit me tifozët lacial gjithmonë ka qenë i vështirë dhe kërcënime ka pasur gjithmonë, por pas dështimit të operacionit Astori, tifozët kanë filluar sërish të dërgojnë kërcënime në telefonin personal të Iglit.

“Kam marrë telefonata të çuditshme ku më kanë kërcënuar me jetë mua dhe familjen time. Më ka telefonuar edhe një kompani fluturimi pasi tifozët kishin prenotuar në emrin tim një fluturim për në Roterdam. Kanë shkuar madje edhe deri aty sa kanë falsifikuar edhe zërin tim dhe kanë manipuluar një drejtues klubi për të blerë një lojtar”, sqaron Igli Tare.
“Mbrëmjen e së shtunës shkuan më tej duke telefonuar edhe bashkëshorten time dhe fillova të shqetësohem”, përfundon Tare.
Drejtori sportive i Lazios nënvizon se ka ndërruar numër dhe është këshilluar që ta përhapë tek sa më pak njerëz por është I bindur se tifozët lacial nuk do ndalen. Për të sheshuar sadopak marrëdhëniet me tifozët dhe për të ulur tensionet Tare ka fluturuar për në Roterdam që të negociojë për blerjen e mbrojtësit holandez De Vrij.- Oculus News
Igli Tare kërcënohet me jetën e tij e të familjarëve nga tifozët e Lazios Igli Tare kërcënohet me jetën e tij e të familjarëve nga tifozët e Lazios Reviewed by Marion Mardodaj on 7/28/2014 12:45:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.