Loading...

Formula e seksit të mirë: femra e pasur dhe mashkulli i varfër?


sds.jpg

Femrat që bëjnë pjesë tek pjesëtaret e klasës së mesme kanë jetë më të mirë seksuale sesa femrat e varfra, tregojnë hulumtimet e fundit. Me fjalë të tjera, sa më e pasur të jetë femra, aq më shumë mund të lavdërohet se ka kënaqësi në seks. Krahas kësaj, femrat e tilla kanë informacione më të mira edhe kur është fjala për kontracepsionin.


Ekspertët spanjollë të cilët kanë punuar në këtë hulumtim nuk i ka befasuar posaçërisht zbulimi i cekur më sipër. Në të vërtetë ata konsiderojnë se si është krejtësisht e qartë që në seks më shumë kënaqen femrat të cilat nuk janë të detyruara të kujdesen për mungesën e financave, por për probleme krejtësisht të tjera.
Njerëzit të cilët jetojnë në kushte të këqija socio-ekonomike më pak kënaqen në seks dhe në përgjithësi janë më pak të kënaqur me lidhjet e tyre dashurore. Është vërejtur edhe një gjë që ky grupim njerëzish më shpesh përballet me keqtrajtim seksual”, ka bërë të ditur mjekja Dolores Ruiz nga Agjencia e Shëndetit publik në Barcelonë.


Ajo tërheq vërejtjen që shëndeti seksual nuk nënkupton vetëm mungesë sëmundjeje, por edhe kënaqësi me seksin dhe me lidhjen.


Prandaj është interesante që një hulumtim tjetër ka treguar që femrat konsiderojnë që seksi është shumë më i mirë me mashkullin e varfër.
A do të thotë kjo që hulumtuesit më në fund kanë gjetur formulën e seksit të mirë: femra e pasur dhe mashkulli i varfër?
Formula e seksit të mirë: femra e pasur dhe mashkulli i varfër? Formula e seksit të mirë: femra e pasur dhe mashkulli i varfër? Reviewed by Oculusnews Albania on 5/26/2014 11:23:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.