7 mënyra se si të vetëshkolloheni pa shkuar në Universitet


dsds.jpg
Jo gjithkush ka mundësi që të njekë një universitet, por çdokush është në gjendje që të mësojë. Burimet e informacionit janë të shumëllojshme në kohën e sotme, përfshirë libraritë publike apo ato në internet, videot edukative, materiale audio dhe print dhe shumë burime të tjera. Dëshira për të mësuar është shumë e rëndësishme. E mësuara mund të jetë pabesueshmërisht argëtuese; avantazhi i paçmuar i të mësuarit vetë është se mund të bisedoni dhe të udhëhiqni temat e problemeve të ndryshme dhe të keni kontroll të plotë të mendimeve tuaja. Të qenit autodidakt kërkon një disiplinë të madhe. Kërkon gjithashtu zotësinë për të mësuar vetë. Në vijim po ju paraqesim disa mënyra se si mund të shkolloheni pa ndihmën e një universiteti:

1. Lexoni një libër


Pa dyshim që kjo është mënyra më efikase për të mësuar mbi një subjekt të ri. Nëse jeni të pavetëdijshëm për temën apo nëse mendoni se një temë është interesante, merrni një libër të thjeshtë dhe filloni leximin. Librat kontrovers mund t'ju ndihmojnë dhe motivojnë që të mësoni. Nëse nevrikoseni ose inatoseni për opinionin e autorëve ose autorit, kjo do të ishte një rrugë e mirë për të mësuar pasi do t'u motivonit të lexonit dhe mësonit sa më shumë rreth temës për të prodhuar sa më shumë argumenta për autorin apo autorëve.


2. Gjeni një udhëheqës


Me një udhëheqës efikas do jetë më e lehtë të kuptoni kompleksitetin e subjekteve. Nëse jeni një person me një sens përgjegjësie, do të ndiheshit keq nëse nuk përgatiteni për mësimin. Udhëheqësi do t'ju kursejë kohë dhe do ju uhdëheqë tek burimet më të mira, do t'i përgjigjet me përpikmëri pyetjeve dhe do çatojë me ju rreth temës. Është e rëndësishme të gjeni një udhëheqës që inkurajon dhe është i respektueshëm. Sigurisht, nuk do të donit që ky person të merrte kontrollin e shkollimit tuaj, ai ose ajo duhet të t'ju udhëheqë dhe inkurajojë.


3. Bëhu një turist


Është gjithmonë interesante të eksploroni historinë, kur dhe çfarë ka ndodhur. Duke shkuar tek Muzeu i Historisë apo i Shkencës apo duke vizituar shtëpinë e një autori, kjo do ju ndihmonte të përfitonit më shumë njohuri dhe ta bënit autorin dhe punën e tij më të vërtetë. Një vizizë vjetore në një vend, është e mjaftueshme për të memorizuar të gjithë informacionin e atij vendi.


4. Lexoni Wikipedia-n dhe kërkoni në Google


Fatmirësisht, Wikipedia dhe Google janë burime të rëndësishme informacioni. Japin informacion për çdo gjë. Pra, lexoni vazhdimisht në këto burime informacioni, dhe nëse diçka ju duket interesante, eksplorojeni më tej.


5. Shihni emisione edukative në TV


Ditët e sotme televizionet janë mbushu me emisione argëtuese dhe show, të cilat praktikisht nuk duhet t'ju interesojnë nëse jeni të përkushtuar në të mësuar. Por emisionet edukative janëë çfarë ju duhet. Madje mund të abonoheni në ndonjë platformë ose të merrni me qera video me tema interesante edukative.


6. Ndiqni leksione online


Shumë universitete ofrojnë video të profesorëve të tyre online. Duke parë këto video, do përfitoni jashtëzakonisht shumë pa shkuar në auditor. Avantazhi më i madh është se është pa para.


7. Libraritë publike

Libraritë lokale publike janë një ndër burimet më të çmueshme të informacionit për njerëzit e angazhuar në të vetëmësuar. Dhe çka është më e rëndësishmja për kohët e sotme, libraritë ofrojnë një atmosferë të qetë ku mund të lexoni dhe të bëni kërkime.
Previous Post Next Post