Loading...

Aksidentohet edhe një deputet i PD-së, fatmirësisht pa pasoja të rënda


ardian-turku.jpg


Aksidentohet në aksin Elbasan-Tiranë, automjeti me të cilën udhëtonte deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Turku.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në dalje të tunelit teksa deputeti Turku së bashku me bashkëshorten  dhe 2 vajzat e tij po udhëtonin drejtë Elbasanit.
Makina e deputetit Turku është përplasur me një automjet tip “Mini Cooper” ndërsa dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.
Burime nga PD saktësuan për ATSH-në se deputeti Turku dhe familje e tij ndodhen në Spitalin e Elbasanit dhe nga përplasja  ata kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta.
Ndërsa policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Aksidentohet edhe një deputet i PD-së, fatmirësisht pa pasoja të rënda Aksidentohet edhe një deputet i PD-së, fatmirësisht pa pasoja të rënda Reviewed by Oculusnews Albania on 5/17/2014 09:37:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.