Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi korkoi mos izolimin e Rusisë në krizën ukrainase duke përshëndetur miqësinë me presidentin rus, Vladimir Putin, në një intervistë për një të përjavshme gjermane.
“Do të ishte për të ardhur keq një izolim tjetër i Rusisë, pasi pasoja do të ishte që Rusia do t’i bashkohej sërish Azisë”, theksoi Berluskoni, në një intervistë për të përjavshmen gjermane ”Die Welt am Sonntag” duke iu referuar krizës ukrainase.
I kënaqur për marrëdhënien e tij me drejtuesin rus ai u shpreh, ”Putin dhe unë jemi të lidhur nga një miqësi personale dhe e vërtetë. Disa herë, na ka ndodhur në fundjavat e përbashkëta të mos flasim vetëm për politikë”.
”Ne flasim për gjithçka. Për historinë (…). Nga arkitektura, veprat e artit italian në Shën Petersburg. Ky qytet është ndërtuar me ndihmën e arkitektëve të shumtë italianë”, shtoi ai.
“Fëmijët e tij më kanë bërë vizitë gjatë pushimeve, bashkëshortja e tij ka vizituar Italinë. Kam një marrëdhënie solide me të. E vlerësoj shumë”, shtoi ai.
Këto ditët e fundit, në kuadër të fushatës evropiane, Berlusconi kishte konfirmuar se kriza ukrainase rrezikon të provokojë një rikthim në Luftën e Ftohtë dhe se sanksionet ekonomike kundër Rusisë do të çojnë në drejtimin më të keq dhe mund të shkaktojnë një divorc mes Moskës dhe botës perëndimore./atsh/
Tags
europa