Loading...

7 ndërtesat ekscentrike më të veçanta të botës (foto)

Bota është e mbushur plot me ndërtesa ekscentrike (jashëqendërzore) - falë


arkitektëve krativ që duan të shprehin individualitetin e tyre. Qoftë ndërtesë 
rezidenciale, muzeum, librari, ndërtesë korporatash, çfarëdo që të jete, ekscentriciteti
i jep një shije të veçantë botës. Ja 10 ndërtesat më të famshme ekscentrike në botë.
Rotating-Tower.jpg

1. Kulla Rrethore, Dubai
E dizenjuar nga arkitetkti David Fisher, kulla revolucionare e Dubait është ndërtesa
e parë në botë e tipit “in motion”. Kjo gradaçelë rrotulluese është me 80 kate. Kjo
ndërtesë merr pamje të ndryshme në varësi të erës, diellit dhe motit. Është mahnitëse
të shohës dy panorama të ndryshme nga e njëjta dritare e shtëpisë, një me lindjen e
diellit, dhe një me perëndimin e tij. Kulla është e përbërë nga zyra, hotele, apartamente,
vila lluksi, dhe është ndërtuar në zonën kryesore të Dubait.

National-Centre-for-Performing-Arts.jpg
2. Qendra Kombëtare për Performancën e Arteve, Kinë
Kjo ndërtesë është një nga ndërtesat më të reja në Kinë dhe u desh rreth 6 vjet
të ndërtohej. Struktura e saj është e përbërë nga titaniumi dhe xhami dhe shfaq
me krenari projektin e suksesshëm të arkitektit Paul Andreu.
The-Forest-Spiral.jpg
3. Fshati Spiral, Gjermani
Ky “fshat” mbresëlënës është ndërtuar në vitin 2000, është dizenjuar nga artisti Friedenstreich Hundertwasser dhe ekzekutuar nga arkitekti Heinz Sprongmann.
The-Cubic-Houses.jpg
4. Shtëpitë kubike, Hollandë
Këto shtëpi janë struktura mbresëlënëse që përfshijnë kombinimin e elementeve
modern të arkitekturës. Të dizenjuara nga Piet Blom, këto kube janë të vendosura 
në cepa të ndryshme mbi kullën e ekzagonit.
The-Crooked-House.jpg
5. Shtëpia e përkulur, Poloni
Kjo shtëpi e veçantë ndodhet në një qendër tregtare në Varshavë. Është një
arkitekturë që tërheq çdo vit me mijëra turistë. Strukltura ekscentrike të jep përshtypjen
e një ndërtese duke u shkrirë. Ideja e ndërtimit të kësaj ndërtese është marrë nga librat
për fëmijë të j. S. Szancer, dhe është dizenjuar nga Per Dahlberg, një piktor suedez.
The-Mushroom-Tree-House.jpg
6. Shtëpia e pemës kërpudhë, SHBA
Kjo shtëpi e çuditshme është një krijim i Terry Brown (profesor arkitekture në universitetin e Cincinnatit), i cili e ndërtoi me ndihmën e studentëve. Kjo strukturë është e përbërë nga tjegulla, metale, drunj, guaska dhe xham.
Kansas-City-Public-Library.jpg
Libraria publike e Kansas-it, SHBA
Kjo strukturë që ngjan me librat origjinal, është me të vërtetë mahnitëse. Kjo strukturë 
është ndërtuar me idenë që të duket si një bibliotekë e vogël. Ide kjo që erdhi pasi komuniteti
u pyet se si mund të zbukurohej ndërtesa. Komuniteti votoi gjithashtu që titujt e këtyre
librave të ishin origjinal dhe të përfshinin libra të njohur, si “Lord of the Rings”, Romeo dhe
Zhuljeta”, “Njeriu i Padukshëm”, etj
7 ndërtesat ekscentrike më të veçanta të botës (foto) 7 ndërtesat ekscentrike më të veçanta të botës (foto) Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:10:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.