Loading...

5 ushqimet që parandalojnë dhimbjen e kokës

 Ekspertët e pranojnë që duke ditur faktorët që ndikojnë në dhimbjen e kokës, kjo na ndihmon për ta parandaluar dhe zbutur atë.

Faktorët mund të lidhen me dietën, dhe zakonisht dhimbja kronike e kokës lidhet me ushqimin dhe pijet, të cilat shpesh njerëzit nuk i kontrollojnë dot për nga sasia. 

Ndërsa disa ushqimeve që nuk i rezistojmë, këto ndikojnë në dhimbjen e kokës, të tjera ndihmojnë në zbutjen e saj, duke bërë kështu që të shmangim pirjen e ilaçeve, që gjithsesi kanë një përqindje të caktuar të efekteve anësore.

Sigurisht që ushqimet e sugjeruara më poshtë nga ekspertët nuk mund ta zhdukin dhimbjen e kokës, por në fakt mund ta reduktojnë ndjeshëm atë.

1. Spinaqi

Spinaq







Të jeshiltat dhe veçanërisht spinaqi, është i pasur me vitaminë të tipit B e cila lidhet me parandalimin e migrenës.

2. Peshku me yndyrë

Peshk salmon me bukë
Këto hyjnë ato peshq që kanë yndyrë acide omega-3, si salmoni dhe levreku. Ky element ka veti antiflamatore dhe mund ta reduktojë ndjeshëm dhimbjen e kokës, plus në to përfhsihen edhe elementë të tjerë tepër të rëndësishëm për një dietë të shëndetshme dhe që redauktojnë dhimbjen e kokës gjithashtu, si omega-6 - që në fakt gjendet në shumë ushqime me yndyrë -, sipas një studimi të vitit 2013.

3. Shalqiri

Shysmë shalqi
Nëse dhimbja e kokës lidhet me dehidratimin, kjo ndodh prej mundesës së lëngjeve dhe ujit në organizëm. Shalqiri (rekomandohet edhe kastraveci) veçse është i pasur me lëngje, është i pasur me magnesium dhe potassioum, të cilat reduktojnë ndjeshëm dhimbjen e kokës.

Patatet

Patate e prerë



Patatet kanë potasium, minerali më i dobishëm për dhimbjen e kokës, të cilin e humbasin zakonisht kur djersitemi.

Pak kafe

Filxhan mbushur me kafe


Është e njohur që kafetina është e dobishme kundër dhimbjes së kokës, por nëse teprohet me të, mund të bëjë efektin e kundërt. Një ose dy filxhanë kafe në ditë do të ishin të dobishme për të mbajtur larg dhimbjen e kokës.

Bajamet

Bajame


Në vitin 2012, Journal of Transmission, publikoi një artikull ku autori shkruante se magneziumi ka potencial për të parandaluar migrenën. Në të njëjtin rezultat kanë arritur edhe disa studime të fundit. Pra është e qartë që magnezi është një ndër elementët që gjendet konsiderueshëm tek bajamet dhe që lehtëson ndjeshëm dhimbjen e kokës./Oculus News
5 ushqimet që parandalojnë dhimbjen e kokës 5 ushqimet që parandalojnë dhimbjen e kokës Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:35:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.