Studimi, vitamina D mund të luftojë kancerin e gjirit


o-BREAST-CANCER-PREVENTION-facebook.jpg





















Studiuesit e universitetit të San Diego-s në shtetin e California-s në SHBA,

kanë zbuluar se pacientët që kanë nivel të lartë të vitaminës D në gjakun e tyre, 
kanë më shumë mundësi që ta mposhtin kancerin e gjirit.

Shkencëtarët besojnë se vitamina D shndërrohet në një proteinë që parandalon 
ndarjen e qelizave të këqia.

Në fakt shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D.

Gjithsesi, nevojiten më shumë eksperimente klinike, theksojnë shkencetarët, 
dhe njëkohësisht insistojnë që doktorët ta përdorin patjetër vitaminën D në kurat
që i japin pacientëve.

Vitamina D gjenden me shumicë në vajin e peshkut dhe përgjithësisht tek peshqit e 
detit, havjari përmban sasira të mëdha të vitaminës D, tek guackat e detit, produktet
e sojës, kërpudhat, bylmetërat, vezët dhe më pak tek drithërat..
Previous Post Next Post