Sekretet për të ndryshuar jetën pozitivisht

Sekretet për të ndryshuar jetën pozitivisht

 Emocionaet janë diçka shumë misterioze. Janë të gabueshme, por sërish rrjedhin. E bëjnë jetën të bukur për ta jetuar. Janë fluturake, por sërish mund të formojnë botën tonë të brendshme. 

Emocionet mund të jenë burimi i një zbulimi të madh, ose një dështim madhështorë. Janë kontraverse. Dashuria, urrejtja, lumturia, mërzia; gëzimi, hidhërimi. Dashuria, emocioni më i bukur i yni, formon kujtimet më të bukura të jetës sonë.

Njerëzit janë krijesa emocionale. Në vijim do zbulojmë se si emocionet kanë të bëjnë me çdo pjesë të ekzistencës sonë, me të mirat dhe të këqijat.

Pasur parasyshë çfarë u shkrua më lartë, në vijim po paraqesim disa aspekte të rëndësishme që mund të ndryshojnë jetën e gjithkujt në aspektin pozitiv.

Dhimbja nuk është domozdoshmërisht armiku ynë

Disa krijesa, përfshirë homo sapiensin, përjetojnë dy lloj dhimbjesh: fizike dhe emocionale. Me të gjithë shkëlqimin, sërish truri tejet i zhvilluar i specieve tona ngelet i trashëguar, ne kemi ngecur në disa pika të verbëra.

Një nocion i tillë është se dhimbjet janë të këqija (as stresi nuk është). Dhimbja ndodh thjeshtë për të na kujtuar dy gjëra: diçka të pavend, dhe se diçka po ndryshon.

Dhimbja nga një goditje thike është e keqe. Dhimbja nga një punë e madhe është e mirë.

Dhimbja nga abuzimi emocional i partnerit është e keqe. Ta përdorësh këtë dhimbje për të gjetur dashurinë e vërtetë, është diçka e mirë.

I kemi bërë gjërat jashtëzakonisht mirë

Sado që ta 'vrasim' mendjen, e vërteta qëndron: shumica prej nesh janë baltosur tej mase.

Apo jo? Le të provojmë një eksperiment të dyanshëm:

1. Shkoni të merrni një gotë me ujë.

2. Ejani sërish dhe lexoni këtë artikull.

Tani, kini parasyshë që:

- 1 në 9 njerëz në mbarë botën kanë mungesë uji (1 në 3 nuk kanë mundësi të përdorin tualetin)

- 1 miljardë njerëz në këtë botë nuk mund të lexojnë ( mbi 75% janë vajza dhe gra)

Përqendrimi i vëmendjes është çelësi

Ekzistojnë tre lloje përqendrimesh: i brendshëm, i jashtëm dhe një tjetër. Përqendrimi i brendshëm prodhon intuitë dhe vetëbesim; i jashtmi prodhon ndërveprim me ambjentin rrethues, dhe i treti prodhon miqësi të shëndetshme dhe intimitet.

Të qenit në gjendje për të mbajtur një ekujlibër të mirë mes këtyre përqendrimeve, është shumë e rëndësishme për mirëqenien dhe një jetë të balancuar.

Kënaqësia mund të kthehet shumë shpejt në dhimbje

Sokrati thoshte se "Njerëzit e pavlerë jetojnë vetëm për të ngrënë dhe pirë; njerëzit e dobishëm hanë dhe pijnë vetëm për të jetuar." Kjo është mënyra se si Sokrati thotë se të jetuarit vetëm për kënaqësi, është budallallëk.

A keni menduar se përse kaq shumë njerëz të pasur janë të palumtur? Kjo vjen për shkak se, kur suksesi vjen pa kuptim, është i padobishëm.

Disiplina duhet të jetë e ashpër

Kur lexojmë fjalët "vetja" dhe "disiplina", strukemi menjëherë. Përse? Sepse e kemi programuar veten për të besuar se disiplina është e ashpër dhe ndëshkuesme.

Disiplina e ndëgjegjshme për veten - ose drejtimi i vëmendjes dhe veprimeve tona aty ku duhet të jenë - është e vetmja lloj disipline e nevojshme.

Dashuria e vërtetë, është përgjigjja

E keni dëgjuar refrein e famshëm të grupit legjendarë, Bidëlls:

E gjitha për çfarë ke nevojë është dashuria, dashuria është gjithçka ke nevojë...

Mendoni pak: Dashura është përgjigjje e thuajse çdo problemi me të cilin bota është përballur ose do hasë në të ardhmen. Edhe tani, nëse do kemi kurajën të shuajmë luftën, urinë, varfërinë, diskriminimin dhe urrejtjen...

"Djalli", është mungesa e kuptimit ose/ose dashurisë

Kur mendoni për ligësitë më të këqija të historisë, ndjenja e parë që përshkon thuajse të gjihtë është urrejtja e thellë - ose mungesa e kuptimit dhe dashurisë.

Kur mendoni për njerëzit më të djallëzuar të historisë: Hitlerin, Stalinin, Maon etj., të gjithë u udhëhiqnin nga një urrejtje e thellë, ose mungesë kuptimi dhe dashurie.

Nuk jeni kurrë vetëm

Pavarësisht se çfarë po kaloni, asnjëherë nuk jeni të vetëm. Qoftë kur burimi i miqësisë vjen nga dikush, nga një udhëzues shpirtërorë apo nga vetë niversi, asnjëherë mos u ndjeni se duhet të lundroni të vetëm në jetë. Këto ndjenja nuk janë të vërteta.

Gjithashtu, është thelbësore të kuptoni se dikush, diku, dëshiron të dëgjojë diçka kur gjërat po shkojnë keq.  Sigurohuni ta takoni.

Injoranca nuk është bekim

Injoranca është injorancë. Nxit urrejtjen dhe shkakton luftëra. Ushqen racizmin. Injoranca gropos vëllezërit  dhe motrat njerëzorë duke i vendosur kundër njëri-tjetrit.

"Është destinacioni..."

Është destinacioni, jo udhëtimi. Pak kleçkë kjo, sigurisht, por është një nga këshillat më të paçmueshme të jetës. Asnjëri nga ne nuk e hap një libër të mirë me qëllimin e vetëm për të shmangur fundin. Asnjëri nga ne nuk thotë me vete "kur do mbarojë ky film", ndërsa është duke parë një film prekës dhe tejet interesant për të.

Pra, përse dreqin, e trajtojmë jetën tonë ndryshe?/Oculus News

Sekretet për të ndryshuar jetën pozitivisht Sekretet për të ndryshuar jetën pozitivisht Reviewed by Marion Mardodaj on 4/28/2018 03:45:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.