Mënyrat e Zgjuara për t'u pozicionuar për një Jetë më të Mirë

Mënyrat e Zgjuara për t'u pozicionuar për një Jetë më të Mirë

 Bota e ka kaluar fazën kur kryerja e një universitet apo arritja e një grade shkencore ishte baza për të siguruar një jetë të mirë. Me automatizimin e fuqisë punëtore dhe një sërë arritjesh që bota po përjeton, lind nevoja për ne njerëzit që jo vetëm të adaptohemi dhe pozicionojmë veten në mënyra që na ndihmojnë në karierë dhe që krijojnë mundësi të reja, por edhe të bëhemi individë më të mirë, gjë që na ndihmon për t'ju adaptuar botës në ndryshim.

Në fëmijëri na është mësuar që të besojmë se dija është fuqi; dhe se kjo dije zakonisht merret nga shkollimi formal. Por me kalimine e kohës është qartësuar se vetëm njohuritë nuk mjaftojnë për të ndërtuar një karierë të suksesshme dhe të jetuarit e një jete të plotë. Cilësi si përvoja personale dhe ekspozimi, aftësitë shoqërore dhe në rrjet, aftësitë komunikative, janë bërë rend i ditës, dhe jo vetëm që janë të rëndësishme, por të domozdoshme nëse dëshironi të ndryshoni vërtetë. 

Eksploroni dhe mësoni

Është diçka krejt e ndryshme kur ke njohuri të përgjithshme mbi mënyrën si njerëzit jetojnë dhe mendojnë në pjesë të ndryshme të botës, dhe është krejtësisht tjetër gjë të jetosh vetë mes njerëzish të ndryshëm dhe ta përjetosh jetën në mënyrën e tyre. Bota është e mbushur me miliona mundësi, por nuk do t'i zbuloni kurrë nëse nuk i largoheni zonës suaj të rehatisë. Udhëtoni. Nuk ju duhet të grabisni bankën për të udhëtuar. Udhëtoni mbi bazën e një buxheti. Mendësia dhe logjika juaj do të ringjallet kur bini në kontakt me njerëz që jetojnë një jetë, e cila për ju ishte e paimagjinueshme. Vendi ku jetoni, rrethi juaj shoqërorë dhe realiteti me të cilin keni jetuar do reflektojë thellë në mendësin tuaj, madje mund të kufizojë aspiratat dhe ëndërrat tuaja. Mënyra më e mirë për t'ju shmangur këtij limitimi është duke shfrytëzuar çdo mundësi për të zgjeruar horizontin. Interneti është i mbushur me informacione dhe mund të ndryshojnë jetën tuaj për gjithmonë për mirë. Lundorni në internet. Lexoni libra. Asnjëherë mos e lejoni realitetin e tanishëm të pengojë mundësitë e shumta që shfaqen. Sa më shumë mësojmë, aq më shumë rritemi; si rrjedhojë do jemi më të aftë të identifikojmë dhe kapitalizojmë më shumë mundësi.

Eksperimentoni, provoni gjëra të reja

I vetmi hendek mes jush arritjeve të mëdha përmes njohurive të përftuara, është guximi për të eksperimentuar çfarë keni mësuar. Njohuritë na ndihmojnë për të identifikuar mundësitë e reja. Vëzhgojeni vazhdimisht botën dhe prirjet e rradhës.

Mënyrat e Zgjuara për t'u pozicionuar për një Jetë më të Mirë

Për shembull, njerëzit që përfituan përmes "Bitcoin", kishin vëzhguar për një kohë të gjatë më parë monedhat e fshehta. Është e rëndësishme ta pajisim veten me njohuritë e duhura në mënyrë që përfitimet të jenë sa më të mëdha. Pra, kur vjen puna për të përdorur njohuritë, mos hezitoni kurrë që t'i kapitalizoni ato.

Mësoni dhe përshtatuni

Bota është në ndryshim, në të njëjtën kohë po shpiken teknologji të reja. Kur u shpikën printimet 3D, industritë e manifakturës duhej të mësonin mënyra të reja për t'ju përshtatur të ardhmes së afërt. Mjetet autonome e rimodeluan të ardhmen e të gjithë industrisë së makinave. Personat me karierë të gjerë në industrinë e makinave duhej t'u adaptonin ndryshimeve të reja. Në këtë mënyrë jo vetëm që do t'ju hapen mundësi të panumërta, por do mësoni të jeni elastik dhe ta jetoni jetën më me qëllim si individë.

Jeta është e shkurtër, bëhet gjithnjë më e shkurtër me tik-takun e orës, që nuk pret më. Nuk do ekzistojë kurrë koha e duhur për të ndjekur ëndërrat dhe qëllimet. Bëni plane me kompetencë, besoni në to në mënyrë të zjarrtë, veproni vrullshëm, dhe patjetër që do shkoni ku të dëshironi./Oculus News

Mënyrat e Zgjuara për t'u pozicionuar për një Jetë më të Mirë Mënyrat e Zgjuara për t'u pozicionuar për një Jetë më të Mirë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/09/2018 09:47:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.