Loading...

Për të arritur Lumturinë duhet të përballemi me Emocionet e Këqija

Për të arritur Lumturinë duhet të përballemi me Emocionet e Këqija

 Asnjëri nuk do guxonte të përballej me emocionet më të errëta të tij apo saj, por studiuesit thonë që duke u përballur me emocionet tona më të errëta përbën çelësin drejt lumturisë.

Shpesh mundohemi të mos përballemi me emocionet në kohëra të errëta të jetës, duke preferuar çastet e gëzueshme, por në fakt ne nuk mund të kemi gjithmonë Diell dhe lule.

Të shëruarit e emocioneve më të thella, për të shëruar trupin

Trupi mund të fshehë emocionet më të errëta, si dhimbje në pjesë të ndryshme të tij. Të përballurit me emocionet negative mund të na ndihmojë të çlirojmë dhimbjet fizike të trupit.

Të mësuarit rreth emocioneve të fshehura negative që kemi na ndihmon të çlirojmë dhimbjet e kyçeve, dhimbjet e kokës, tencionin e muskujve dhe një sërë dhimbjesh që lidhen me emocionet e errëta.

Si t'i menaxhojmë emocionet e errëta

Përshtatje me to do të thotë kur veprojmë ndërsa jemi të stresuar, dhe mospërshtatje do të thotë kur dështojmë së vepruari kur jemi nën stres. Rregullimi i emocioneve ajo është çfarë duhet të bëjmë për të punuar me emocionet negative. Rregullimi i emocioneve është i ndryshëm nga përshtatja, mund të jenë reagime të pavullnetshme të trupit apo veprime të qëllimeshme që mund të bëjmë.

Disa studiues australjanë analizuan përshtatjen me emocionet e errëta dhe se t'i menaxhojmë kur kemi këto ndjenja të thella shqetësuese. Ata gjetën tre aftësi rregulluese që na ndihmojnë të menaxhojmë emocionet e errëta: pranimin, njohjen me distancimin dhe njohjen me ndryshimin.

Ushtrimi pranimit i ndihmon njerëzit të jenë të vetëdijshëm për emocionet e tyre, ndjesitë fizike dhe ato njohëse. Njohja e distancimit mësohet përmes të folurit perspektiv, për shembull, duke i parë ngjarjet si një rrëfyes të asaj se si do ngjante historia juaj. Njohja me ndryshimin inkurajon "mëshirimin e vetvetes" duke imagjinuar sikur po i thoni një personi shumë të dashur rreth emocioneve tuaja më të errëta.

Si të pranojmë emocionet e errëta

Kur frikësohemi nga gjëndja jonë emocionale apo e gjykojmë si të pa pranueshme, po mohojmë një pjesë të vetes sonë. Emocionet tona jan primare për ne. Mënyra se si ndihet trupi pas një ndjenje turpi të shkaktuar nga një aksident i parehatshëm mund të mos jetë nën kontrollin tonë. Kështu që në vend që t'i pranojmë reagimet shqetësuese të trupit, jemi të prirur të mos i konsiderojmë sepse mendojmë se kjo ka një lidhje negative që na bën të ndihemi keq. Sidoqoftë shkencëtarët besojnë se mohimi i emocioneve negative na pengon nga të qenit të lumtur.

Shkencëtarët e UC Berkeley studiuan hipotezën që pranimi i emocioneve tona më të errëta është i lidhur me shëndet më të mirë psikologjik, sepse pranimi na ndihmon të mos reagojmë ndaj përvojave negative mendore. Pranimi i emocioneve të errëta na pengon që t'i etiketojmë si "negative". Studimi gjeti se duke praktikuar pranimin e emocioneve të errëta, përjetojmë ulje në nivelit të së keqes që lidhet me emocionet e errëta dhe zhvillim të shëndetit psikologjik.

Njerëzit që janë vërtetë të lumtur mund t'i pranojnë emocionet dhe mendimet e tyre pa i gjykuar ato. Ky proces quhet "pranimi i bërë zakon". Duke pranuar që kemi pasur një ndjenjë negative, si frika, inati, xhelozia, frustrimi etj., kjo është pjesa e parë e pranimit. Nuk jemi në gjendje të ndihemi gjithmonë këndshëm e të mendojmë gjithmonë pozitivisht. Duke pranuar se jemi qenie njerëzore, dhe se ndonjëherë ndjejmë emocione të errëta, kjo është mënyra e duhur për t'i përballuar ato, në mënyrë që të jemi të lumtur./Oculus News
Për të arritur Lumturinë duhet të përballemi me Emocionet e Këqija Për të arritur Lumturinë duhet të përballemi me Emocionet e Këqija Reviewed by Marion Mardodaj on 10/15/2017 02:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.