Loading...

Overdoza e Kafesë - 5 shenjat paralajmëruese

Overdoza e Kafesë - 5 shenjat paralajmëruese

  Çfarë është "overdoza" e kafeinës? 

Overdoza e kafeinës ndodh kur dikush konsumon më shumë se sasia e rekomanduar e kafesë. Sasia e rekomanduar është 400 mg për një të rritur të shëndetshëm dhe 100 mg për një adoleshent. Fëmijët nuk duhet të konsumojnë kafeinë.

Konsumi i kontrolluar i kafeinës nuk është mjaftueshëm i rrezikshëm, madje mund të jetë dobiprurës. Sidoqoftë konsumi i tepërt i kafeinës e dëmton organizmin. Kjo mund të shpjegohet me efektet e kafeinës në trup.

Simptomat e overdozës së kafeinës

1. Rrahje të çrregullta të zemërs
Derisa kafeina është stimulant, një ndër gjërat kryesore që bën është rritja e presionit të gjakut. Sipas studimeve të fundit, "Nëse keni ritëm jo të rregullt të zemrës, kafeina mund ta bëjë edhe më të ndërlikuar situatën".

Efekti ikafeinës në sistemin kardiovaskularë lidhet me sasinë e kafeinës së konsumuar. Konsumi i tepëruar mund të shkaktojë edhe vdekjen për shkak të convulsioneve apo rrahjeve jo të rregullta të zemrës.

2. Rritje e etjes
Sado e çuditshme të duket, por është e vërtetë që konsumi i kafesë rrit etjen. Në rastin e overdozës së kafeinës, kjo mund të shfaqet me simptomat e dehidratimit - një situatë potencialisht e rrezikshme, madje ndonjëherë edhe fatale.

3. Dhimbja e kokës
Lidhja e dhimbjes së kokës me kafeinën është e vështirë të shpjegohet. Sidoqoftë, konsumi i tepërt mund të rrisë tencionin e të shkaktojë dhimbje koke.

Nga ana tjetër, ndalimi i konsumit të kafesë mund të shkaktojë sërish dhimbje koke. Ironikisht, shumica e ilaçeve përdoren për të pushuar dhimbjen e kokës, përmbajnë kafeinë.

4. Ndjenja e shqetësimit
Kafeina mbërrin në tru shumë shpejt, duke vepruar si stumulant. Një ndër efektet më të shpejta të saj është krijimi i sensit të vigjilencës. Nëse vazhdon gjatë, kjo mund të kthehet në nervozizëm.

5. Diarre, hundë dhe të vjella
Kafeina e tepërt rrit nivelin e acideve në stomak; shpesh shkakton një djegje të stomakut, i cili nëse vazhdon gjatë mund të precipitojë në probleme serioze.

Nga ana tjetër, heqja dorë nga kafeina mund të shkaktojë të vjella dhe hundë. Ndërsa diarreja mund të shkaktohet edhe nga overdoza e kafeinës edhe nga heqja dorë prej saj.

Trajtimi i overdozës
Konsumimi i tepërt i kafeinës nuk nënkupton domozdoshmërisht tratimin mjekësorë. Gjithsesi konsumi i ujit, ushtrimet fizike dhe konsumi i ushqimeve me nivel të lartë magneziumi dhe potasi mund të ndihmojnë në minimizimin e simptomave. /Oculus News
Overdoza e Kafesë - 5 shenjat paralajmëruese Overdoza e Kafesë - 5 shenjat paralajmëruese Reviewed by Marion Mardodaj on 3/12/2017 03:42:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.