Loading...

Arsyet se përse Imagjinata Jote është më e rëndësishme se Realiteti

Arsyet se përse Imagjinata Jote është më e rëndësishme se Realiteti

1. Imagjinata ndez pasionin
Në jetë kemi përgjegjësitë tona që nuk mund të injorohen. Janë faturat që duhen paguar, paratë që duhen fituar, puna që duhet të bëjmë, dhe shpesh këto nevoja diktojnë ditët dhe përvojat tona. Të ëndërruarit për të ardhmen na kujton se çfarë do të thotë të keshë pasion për diçka.

Imagjinata sjell pasionin dhe i jep kuptim qëllimit të përgjegjësive tona.

2. Mendimet tona krijojnë të ardhmen tonë
Muskujt tonë kreativ janë ato që i bëjnë planet tona të vërteta. Nëse do të qëndronim gjithmonë në të tashmen, do të rikrijonim gjithmonë të njëjtat probleme dhe përvoja.

Por nëse do ta lejonim imagjinatën tonë të krijonte një realitet të ri, energjitë dhe veprimet tona do të fokusohen për të ndryshuar të ardhmen.

"Imagjinata është gjithçka!", thoshte Ajnshtajni.

3. Imagjinata stimulon inovacionin
Disa nga zbulimet dhe krijimet më të rëndësishme kanë ardhur nga mendje shpikëse, të cilat kanë imagjinuar se si ta bëjnë diçka më të madhe, të lehtë dhe më tepër tërheqëse. Për shembull, si ta kthejmë një kallup akulli në një frigorifer?

Kuajt dhe gomerët u kthyen në automobila. Vëllezërit Wright ndërtuan aeroplanin e parë.

Me pak fjalë, imagjinata është çelësi drejtë zhvillimit dhe ekspansionit.

4. Është magjike
Kjo është diçka e panegociueshme. Shumica nga ne e humbasim aftësinë për të krijuar ndërsa mosha kalon.

Ndaluni një çast për të parë botën nga sytë e fëmijëve, ku çdo gjë është e re dhe çdo rrugë është një aventurë.

Mbusheni veten me këtë kënaqësi dhe mrekullohuni nga imagjinata, të cilën menduat se e kishit humbur.

5. Realiteti është i ashpër
Veçanërisht në Shqipëri, lajmet janë të fokusuara çdo ditë rreth dhunës, krimit, sëmundjeve, varfërisë, depresionit dhe mundësisht çdo gjëje negative. Ndonjëherë na duket sikur qielli po na bie në kokë, dhe kështu gjendja shpirtërore bie në nivele kritike. Këto bëjnë që të themi shpesh se "jeta kështu është...është e padrejtë...unë nuk mund të bëj gjë..."

Sa herë i themi këto gjëra në sy të pikëllimit? Kjo është mënyra jonë njerëzore që të braktisim fuqinë tonë kreative e të biem në mentalitetin e viktimës.

Imagjinata ndërton shpresën. Nëse e kemi këtë, atëherë kemi një mundësi për transformim dhe nxitjen për të krijuar një Shqipëri më të mirë.

Albert Ajnshtajni dikur pat thënë se "realiteti është thjeshtë një iluzion, megjithëse tepër këmbëngulës:"

E nesërmja
Imagjinata dhe logjika mund të bashkëekzistojnë. Megjithatë, shumë njerëz e kanë eliminuar kreativitetin nga mendësia e tyre që në fëmijëri. Ekziston një ekujlibër i rëndësishëm që duhet arritur aty ku imagjinata merr kuptim, për të ndërtuar një realitet më të mirë.

Kështu që bëjmë mirë të vendosim këmbët në tokë dhe kokën në qiell...
Arsyet se përse Imagjinata Jote është më e rëndësishme se Realiteti Arsyet se përse Imagjinata Jote është më e rëndësishme se Realiteti Reviewed by Marion Mardodaj on 9/18/2016 01:17:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.