Parada e përvitshme shqiptare në Nju Jork (Video)





 Tashmë është konsoliduar si një traditë përvjetore, ku bashkëatdhetarë shqiptarë që jetojnë në New York të dalin në bulevardin e qytetit për “Paradën e Shqiptarëve”.

Kështu që sërish edhe këtë vit New York–u u tejmbush përplot me disa qindra shqiptarë të veshur me ngjyra dhe kostume popullore.

Këngët dhe vallet tradicionale ishin nga të gjitha viset e Shqipërisë, të cilat ngjallën emocione të veçanta për të pranishmit që jetojnë prej kohësh në mërgim.

“Parada e Shqiptarëve”, synon të transmetojë kulturën dhe traditën e vendit tonë në mënyrë që traditat dhhe vlerat shqiptare të njihen në mbarë globin.
Previous Post Next Post