Çfarë i ndodh trupit kur nuk përdorim "makup"


 Një studim i "UC Berkeley and Clinica de Salud del Valle Salinas" ka gjetur se po të mos përdorim produkte kozmetike qoftë edhe për disa ditë, si shampo, kremëra dhe të tjerë përbërës, kjo mund të ulë ndjeshëm nivelin e kimikateve që janë shqetësuese për hormonet.

Studiuesit u dhanë 100 adoleshentëve nga Amerika Latine disa produkte kozmetike që nuk përmbanin kimikatet e zakonshme si parabens, triclosan, phthalates, oxybenzone, etj. Këto kimikate mund të konstatohen lehtësisht në listën e përbërësve në thuajse të gjithë përbërësit kozmetik që shohim nëpër markete, si sapunë, shampo etj. Të testuara tek kafshët, studiuesit gjetën se këto kimikate bënin që sistemi i sekrecionit të gjendrave (endokrinologjik) të mos funksionojë normalisht.

"Për shkak se femrat janë konsumatorët kryesorë të produkteve kozmetike, ndaj janë të ekspozuara më tepër ndaj këtyre kimikateve. Vajzat adoleshente mund të jenë në rrezik ndërsa janë në perjudhën e zhvillimit të shpejtë, dhe studimet tregojnë se këto përdorim më shumë produkte kozmetike se të rriturit," thotë udhëheqësi i studimit Kim Harley.

Rezultatet
Pas tre ditësh testimi me produktet që përmbanin nivele tepër të ulëta të kimikateve, të dhënat nga analizat e urinës treguan një ulje të ndjeshme të kimikateve që dëmtojnë hormonet. Methyl-i dhe "probyl parabens", kimikate që përdoren shpesh tek produktet kozmetike, ranë me 45%, ndërsa "metabolites" e diethyl phathalate, që përdoren gjerësisht tek parfumet, ranë me 27%, ndërsa triclosan-i dhe benzophenon-3 ranë me 36%.

"Një nga qëllimet tona është që të sensibilizojmë njerëzit mbi kimikatet që gjenden tek produktet kozmetike që përdorim çdo ditë, që të jenë më të ndërgjegjshëm për çfarë përdorin. Duke parë uljen e nivelit të kimikateve në vetëm pak ditë, tregon se me disa veprime të thjeshta mund të mbrohemi nga këto kimikate, për shembull, duke zgjedhur produkte me më pak kimikate," thotë Kimberly Parra, bashkëudhëheqës i studimit.

Çfarë mund të bëjmë
Sigurohuni që të shihni etiketat e çdo produkti që blini. Shumica e produkteve përmbajnë një listë përbërësish, por ekzistojnë edhe produkte kozmetike që nuk e kanë të afishuar këtë listë. Nëse keni vërtetë interes për një produkt të caktuar, i cili nuk i ka të listuara përbërësit, mund të kontaktoni direkt prodhuesin për përbërësit e produktit - numrat e kontaktit të pridhuesve gjenden në të gjitha produktet.

Gjithashtu mund t'i bëni vetë në shtëpi këto produkte. Duke ua blerë kompanive përbërësit, kryesisht kur jeni të prirur për produkte organike. Ekzistojnë një sërë faqesh në internet ku mund të merren të dhëna të detajuara mbi prodhimin e produkteve kozmetike në kushtet e shtëpisë.
Çfarë i ndodh trupit kur nuk përdorim "makup"  Çfarë i ndodh trupit kur nuk përdorim "makup" Reviewed by Marion Mardodaj on 4/23/2016 01:12:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.