Horoskopi Kelt i Shenjave të Pemëve

 Të gjithë kemi dëgjuar për shenjat e horoskopit, po ashtu edhe për shenjat e horoskopit kinez dhe indian, por a e dinit se edhe keltët kishin shenjat e tyre zodiake të horoskopit?

Ata kishin një sistem që quhej pema "Kelte e Shenjave". Sistemi i tyre i astrologjisë nuk derivonte nga yjet por nga njohuritë e thella që kishin për ciklet e tokës dhe përuljes së tyre ndaj pemëva. Keltët ishin thellësisht të lidhur me pemët.

Çdo pemë kelte e shenjave tregon fuqitë e një personi, disa cilësi të tij dhe kuptime të ndryshme.

Thjeshtë, bëni lidhjen e ditës së lindjes suaj me një nga shenjat e pemës kelte:

Mështekëna - Realizuesi



24 dhjetor - 20 janar

Jeni gjakftohtë dhe sundimtarë të lindur, shpesh merrni komandën e lidershipit kur kërkon situata. Kur jeni në anën e butë tuajën, përhapni bukuri në hapësira të shterpëta.
Shenja e mështenkës përshtatet me shenjën e hardhisë dhe atë të shelgut.

Vadha - Mendimtari



21 janar - 17 shkurt
Jeni aq kreativ dhe origjinal, sa që të tjerët mund ta keqkuptojnë faktin se nga vini. Keni një aftësi natyrale për t'i transformuar situatat dhe njerëzit rreth jush me anë të prezencës suaj. Jeni jashtëzakonisht ndikues në heshtje dhe të tjerët shohin shpesh tek perspektivat tuaja unike.
Vadha shkon me shenjën e dredhkës dhe murrizës.

Frashëri - Magjepsësi



18 shkurt - 17 Mars
Imagjinarë, intuitiv dhe artist natyral, e shihni botën me ngjyrat e ujtit të pastër. Të tjerët mund të mendojnë se jeni të oshënarë dhe të vetmuar, por në fakt ju jeni thjeshtë të zhytur në botën tuaj të vizioneve fantastike. Jeni vazhdimisht duke ripërtërirë veten dhe shumë rrallë i kushtoni rëndësi faktit se çfarë mendojnë të tjerët për ju.
Frashëri shkon me xunkthin dhe shelgun.

Verri - Pionieri



18 mars - 14 prill
Keni lindur për të gjetur rrugëzgjidhje. Jeni udhëtarë dhe të dhënë për të hapur shtigje me pasion, duke fituar ndjekës të ndershëm për kauzën tuaj. Verri i kushton vlerë të madhe kohës në dispozicion, dhe ndjenjë që shpërdorimi i kohës është i pafalshëm. Motivohen nga rezultatet e veprimeve.
Verri shkon me murrizën dhe dushkun.

Shelgu - Vëzhguesi



15 prill - 15 maj
Jeni shumë kreativ, intuitiv dhe inteligjent.Keni një kuptim të mprehtë të cikleve, e keni të trashëguar kuptimi e faktit se çdo situatë ka një sezon. Është fuqia juaj e perceptimin që e mundësojnë natyrën tuaj të vërtetë të shkëlqejë dhe që ju udhëheq drejt suksesit në jetë.
Shelgu shkon me mështenkën dhe dredhkën.

Murriza - Iluzionisti



13 Maj - 9 qershor
Murriza, në astrologjinë kelte nuk është siç duket. Së jashtëmi duken të thjeshtë, ndërsa së brendshmi janë krejtësisht ndryshe. Jeni kurioz nga natyra dhe keni interes për një sërë temash. Jeni dëgjues të shkëlqyer, dhe njerëzit kërkojnë të qëndrojnë me ju për të çliruar mërzitë e tyre. Keni një sens të shëndetshëm humori, dhe e kuptoni shumë mirë ironinë.
Murriza shkon me frashërin dhe vadhën.

Dushku - Stabilizuesi



10 qershor - 7 korrik
Janë njerëz mbrojtës dhe shpesh bëhen zëri i atyre që nuk e kanë. Me fjalë të tjera, dushku është kryqtari dhe zëdhënësi i të humburve. Përkujdesës, bujar dhe të gjindshëm, jeni fisnikët e pemës së keltve. Dushku i shëndetshëm jeton gjatë, shijojnë jetë të plotë e të lumtur me familje të madhe, dhe janë të prirur të përfshihen në komunitetet më të gjëra sociale.
Dushku shkon mirë me frashërin.

Ashe - Sundimtari



8 korrik - 4 gusht
Shenja e ashes angazhohet lehtësisht në sfida, i tejkalon vështirësit me një aftësi dhe takt të rrallë. Kur hasni pengesa, thjeshtë i dyfishoni përpjekjet dhe mgani vigjilencë maksimale për të arritur qëllimin. Shumë rrallë mposhteni. Jeni zemërgjerë dhe të dashur (sapo njerëzit t'ju njohin). Inteligjenca juaj e lartë bën që të angazhoheni lehtësisht në diskutime me akademikë.
Ashe shkon mirë me shtogun për ekujlibër dhe marrëdhënje.

Lajthia - I dituri



5 gusht - 1 shtator
Ashtu si ashe, edhe ju jeni nayralisht të prirur për akademi, shkëlqeni në klasë. Keni aftësi që të rezervoni informacione dhe t'i kujtoni, të recitoni e të diskutoni me përpikmëri mbi tema për të cilat e keni rezervuar më parë informacionin. Jeni të aftë me numrat, shkencën dhe aftësitë që lidhen me aftësitë analitike. Ju pëlqejnë rregullat që i bëni vetë, pavarësisht se nuk jeni të prirur për ti zbatuar shpesh.
Lajthia shkon me murrizën dhe vadhën.

Manaferra - Barazuesi



2 shtator - 29 shtator
Të ndryshueshëm dhe të paparashikueshëm. Mund të shihni të dyja anët e monedhës, dhe të merrni çdo cilësi. Është shumë e vështirë për ju që të mbani anë, sepse shihni tek çdo anë pikat e mira. Jeni elegantë, të hijshëm dhe mbani një lloj klasi që bën për vete shumë njerëz. Shpesh e gjeni veten në vendet publike, ku të tjerët mund ta admirojnë klasin dhe stilin që shfaqni.
Manaferra shkon me lajthinë dhe shelgun.

Dredhka - Mbijetuesi



30 shtator - 27 tetor
Keni një inteligjencë të mprehtë, por më tepër është dhembshuria dhe ndershmëria juaj. Keni një natyrë dashamirëse, jeni gjithmonë atje për të ndihmuar. Dredhka është e prirur të jetë thellësisht shpirtërore dhe fetare, që e shpeh tipikisht botën përmes diversitetit. Flisni butë, keni një mençuri të rrallë. Jeni sharmant dhe karizmatik, dhe kjo bën të qëndroni gjatë në postet komunitare.
Dredhka shkon me dushkun.

Kashta e grurit - Hetuesi
28 tetor - 24 nëndor
Jeni mbajtës të sekretit. Gërmoni thellë në kuptimin e gjërave dhe kuptoni të vërtetën që gjendet pas shtresave. I doni njerëzit sepse përfaqësojnë kuptime të ndryshme që ju të interpretoni. Jani adapt për t'i bërë njerëzit të bisedojnë me ju, dhe ndonjëherë mund të jeni pak manipulativ. Sidoqoftë, keni një sens të fortë për të vërtetën dhe e nderoni aq shumë, sa që intrigat tuaja bëhen të padëmshme.

Shtogu - Kërkuesi



25 nëndor - 23 dhjetor
E doni lirinë dhe shpesh shfaqeni të egër ndaj shenjave të tjera. Në rini mund të keni jetuar me një ritëm të shpejtë, shpesh u identifikonit si aventurier. Në aktualitet jeni shumë filozofik. Jeni gjithastu të prirur të keni konsideratë për të tjerët dhe përpiqeni me mirësi t'i ndihmoni.
Shtogu shkon me verrin dhe ashen.
Horoskopi Kelt i Shenjave të Pemëve Horoskopi Kelt i Shenjave të Pemëve Reviewed by Marion Mardodaj on 2/05/2016 10:21:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.