Loading...

8 Sjellje Romantike Dashurie

8 Sjellje Romantike Dashurie

 Kur vazhdojmë vazhdimisht t'i bëjmë gjërat  në të njëjtën mënyrë, marrëdhënja bëhet e parashikueshme, rutinore dhe ndonjëherë çmagjepsëse. Marrëdhënja qëndron në vendnumro dhe nuk është më si më parë. Por romanca dhe ndërgjegjja e përditshme mund ta ndryshojnë këtë situatë.

Lëreni këtë Ditë të Shën Valentinit që të ndezë kreativitetin e romancës suaj. Mendoni përtej luleve dhe çokollatave. Mbi të gjitha, çfarë duam me të vërtetë? Duam të ndiheni të ushqyer me mirësi dhe dashuri. 

Nëse do arrini të komunikoni suksesshëm ndonjërën apo të gjitha nga çfarë po prezantojmë më poshtë, do bëheni romanca e vërtetë e jetës suaj. Ja disa mundësi:

Ndani kujtime e së shkuarës
Kur ndani çastet më të bukura të së shkuarës me të dashurin apo dashurën tuaj, apo diçka të veçantë që keni bërë, i bëni me dije se janë vërtetë shumë të rëndësishëm për ju. Nxirrni nga sirtarët disa nga fotot tuaja të preferuara. Bëjini të ditur dashurisë suaj se e doni dhe kujtoni kohët që keni kaluar bashkë.

Bëni plane për të ardhmen
 Planifikoni një shëtitje të papritur, qoftë edhe për një dië. Ëndërroni për "planin e një dite". Krijoni një listë bashkë. Ndonjëherë, të shohësh përpara nuk është vetëm argëtim, por komunikon, "E sheh të ardhmen duke qenë pranë jush..."

Ndani çastin e tanishëm
Fikeni televizorin, uljani volumin celularit, mbani duart e njëri-tjetrit dhe shihuni në sy, bëni një bisedë me zemër, meditoni bashkë, lexojini njëri-tjetrit. Ndarja e momenteve të tanishme së bashku prodhon kujtime përjetësisht të paharrueshme.

Shpenzoni kohë në natyrë
Argëtimi bën rilidhjen tuaj me njëri-tjetrin. Shihni bashkë lindjen apo perëndimin e Diellit. Bëni një shëtitje me biçikletë në ajër të pastër. Shkoni në kinema. Ngrohuni në bukurinë e natyrës për një rizgjim dashurie.

Krijoni diçka bashkë, ose për njëri-tjetrin
Bëni një copëz arti bashkë. Punoni në kopësht. Mbillni një pemë dhe imagjinoni se si do shkojë jeta juaj kur kjo pemë të bëhet e madhe. Shkruani një këngë. Ndarja e kreativitetit dhe arritjeve janë plotësisht përmbushëse.

Jini mirënjohës
Bëjini me dije partnerit të gjitha gjërat për të cilat i jeni mirënjohës. Bëjini me dije atij apo asaj se sa e vleroni faktin kur ju gatuan apo ju sjell kafenë e mëngjesit, sa shumë e vlerësoni angazhimin e tij apo saj në edukimin e fëmijëve. Mirënjohja është karburanti i marrëdhënjeve të shëndetshme.

Prekni pa një axhentë seksuale
Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e mbajtjes së duarve, e një dorë të dashur në sup, një prekje të butë në fytyrë, një përqafim ose një puthje, pa arsye.

Bëhuni intim
Sensualiteti me njëri-tjetrin ashtë çfarë ju bën të dashur, dhe jo dashnorë ose thjeshtë miq.

Sillini vetëdijen e dashurisë marrëdhënjes suaj dhe do ta shihni se si do formësohen sjelljet e reja romantike. Këto sjellje do ta bënin lumturin të qëndrueshme në jetën e përditshme, jo thjeshtë një tregim që mbaron me Ditën e Shën Valentinit.
8 Sjellje Romantike Dashurie 8 Sjellje Romantike Dashurie Reviewed by Marion Mardodaj on 2/04/2016 10:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.