Loading...

5 Shenja që Identifikojnë Gjenitë

5 Shenja që Identifikojnë Gjenitë


 Standardi për koeficientin e inteligjencës është shkalla e Stanford-Binet që njihet si testi inteligjencës (IQ). Përgjithësisht, një IQ mbi 140 konsiderohet si niveli i gjenive. 

Por pavarësisht testit, Dr. Howard Gardner ka listuar edhe disa të dhëna të tjera që mund të identifikojnë gjenitë.

1. Kreativiteti i shoqëron kudo
Trajnimi i hershëm me muzikën i fëmijëve rezulton në zhvillim më të madh të trurit duke bërë më tepër lidhje në tru, se ata fëmijë që nuk kanë pasur trajnim muzikorë.

Një tjetër shenjë e gjenive lidhet me aftësitë artistike. Të qenit në gjendje për të përkthyer një ide në një vepër që mund të vlerësohet nga të tjerët, kjo nuk tregon asgjë më shumë se sa aftësitë e një gjeniu të vërtetë.

2. U pëlqen seksi por janë shumë selektiv në përzgjedhjen e partnerëve
Meshkujt që kishin inteligjencë të madhe ishin të prirur të kishin më pak partnerë seksualë se të tjerët. Numri i partnerëve seksualë të atyre studentëve që mësonin në universitetet presigjioze botërore ishte më i vogël se i atyre që studionin në universitetet më pak të njohur.

Por këto studentë shpenzojnë më shumë për lodrat e seksit se sa studentët më pak inteligjent. Njerëzit me koeficeint të lartë inteligjence janë të prirur të jenë monogam e të kenë më pak fëmijë se njerëzit më pak inteligjent.

3. Nuk janë si të tjerët
Gjenitë zakonisht nuk vijnë përshtat turmat. E shohin botën pak më ndryshe se të tjerët dhe kanë një stil të çuditshëm. Një gjeni mund të ketë hobi të çuditshëm, si për shembull të mbledhë insekte apo të fotografojë kafshë në xhungël.

Shpesh përqeshen nga të tjerët për idetë e tyre të pazakonta. Që nga teoritë e gravitetit e deri tek teoritë e ADN-së jashtëtokësore, publiku nuk është i gatshëm për idetë radikale të këtyre gjenive, dhe u shmangen.

4. Tiparet fizike
Disa tipare fizike bëjnë ndryshimin kur vjen puna për inteligjencën. Njerëzit me sy blu, të dobët, të gjatë, mëngjerashët, të gjithë këta priren të jenë më të zgjuar se të tjerët.

Syblutë janë më të mirë në mësime, mendojnë dhe kryejnë detyrat në mënyrë strategjike. Mëngjerashët kanë një avantazh pasi vënë në punë atë pjesë të trupit që të tjerët kanë vështirësi për ta vënë. Fëmijët e dobët kryejnë më mirë testet konjitive, dhe fëmijët me mindeksin e masës trupore nën 20 janë më të aftë në testet me gojë se ata që peshojnë më tepër.

5. Dëgjojnë dhe mësojnë
Një tjetër shenjë e gjenive është se janë dëgjues të mirë. Gjenitë janë mësimtarë të jashtëzakonshëm dhe për të absorbuar sa më shumë informacion, dëgjojnë me qëllim çdo burim informacioni.

Aftësia e tyre për të mësuar shpejt bën ndryshimin e madh mes tyre dhe të tjerëve. Në pjesën më të madhe të gjithë njerëzit kanë tru relativisht të njëjtë. Por përdorin vetëm një përqindje të vogël të kapacitetit të tij, kështu që aftësia për të kapitalizuar fuqinë e trurit bën gjenitë.
5 Shenja që Identifikojnë Gjenitë 5 Shenja që Identifikojnë Gjenitë Reviewed by Marion Mardodaj on 1/31/2016 08:48:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.