Njerëzit që e imagjinojnë Gjallërisht Ushqimin Peshojnë më shumë

  • Mund ta imagjinoni aromën e byftekut, të bukës apo ushqimit më të preferuar tuaj? Nëse po, ka shumë të ngjarë që të peshoni më shumë, në raport me gjatësinë. 


Ndërsa të gjithë ne mund të imagjinojnë një këngë të preferuar, kjo nuk ndodh me imagjinimin e erës. Njerëzit luhaten shumë në aftësitë e tyre në imagjinimin e byftekëve,të bukës së sapopjekur apo të trëndafilëve.


Yale School of Medicine ndërmori një studim së fundi ku i dha 25 anketuesve një pyetësorë dhe u kërkoi të imagjinonin njëherësh ushqimin nga ana vizuale dhe atë të erës, dhe të rankonin gjallërinë e tij. Rezultatet treguan se individët me peshë trupore të madhe raportuan se kishin aftësi më të mëdha perceptuese të imagjinojnë ushqimin dhe jo erën e ushqimit. Një tjetër studim ku morën pjesë 57 anketues e konfirmoi këtë gjetje.

Aftësia për të imagjinuar erën është çelësi për të stimuluar dëshirën për ushqim, e cila mund të nxitet nga mendimi, shikimi dhe era e ushqimit. Megjithëse studime të mëparshme kanë demonstruar se dëshira për ushqim është më e shpeshtë tek individët me peshë trupore të madhe, kjo aftësi dhe lidhja me peshën nuk është demonstruar kurrë më parë, thotë studimi.

Ky studim ndihmon dietologët që të kenë qasje më të individualizuara në dietat që synojnë humbjen  e kilogramëve të tepërta.
Previous Post Next Post