5 Gjëra që e bëjnë një Femër të bukur - përveç pamjes Fizike

5 Gjëra që e bëjnë një Femër të bukur - përveç pamjes Fizike


Kur flasim për atë çfarë e bën të bukur një femër veç aparencës, kjo mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme në rradhë të parë për vetë atë, dhe të tjerëve që e vështrojnë. Nëse ndjehet e bukur, është e qetë dhe e hapur ndaj romancave të mundshme.

Një femër mund të zgjedhë të jetë kështu për të tjetër ose vetëm për veten e saj. Mund të mos ketë dëshirë për partner, mund ta përdorë fuqinë që ka thjeshtë për kënaqësinë e saj personale.

1. Truri i saj
Një grua e mençur i përdor fjalët në një mënyrë të bukur. Nuk ka rëndësi nëse po ju thur mesazhe elegante apo po ju shkruan një letër dashurie, do konstatoni që truri i saj është i bukur. Kur e kombinon fuqinë e trurit dhe zërin e saj, do magjepseni prej saj.

2. Natyra përkujdesëse e saj
Mendohet që femrat janë më emocionale se meshkujt. Bollëku i pasionit, dashurisë, përkujdesjes, bujarisë dhe kënaqësisë janë emocione të forta që do t'i donit më shumë. Femrat janë të vetmet që bëjnë punën emocionale në një marrëdhënje, duke u përkujdesur për nevojat e gjithsecilit.

Të kesh të plotësuara nga një femër nevojat emocionale është një gjë e bukur, kryesisht për faktin se ju dhuron afeksion dhe çliron strsin dhe shqetësimet që mund të keni. Mund t'i hidhni tutje brengat emocionale dhe mendore kur një femër përdor fuqinë e empatisë mbi ju.

Është e lidhur me anën shpirtërore të saj dhe shijon fuqinë që rrjedh nga besimet, vlerat dhe morali i saj. Lidhet me njerëzit e tjerë në planin personal në atë mënyrë që  ndihma të jetë reciproke, dhe jo për të përfituar. Kjo lloj përkujdesjeje është diçka që e bën atë të bukur.

Një studim i kohëve të fundit sugjeron se ekzistojnë arsye evolucionare për një femër që të jetë selektive në përgjedhjen e partnerit, me qëllim për t'u siguruar në inverstimin prindërorë në lidhje me përkujdesjen e fëmijëve. Emocionet e një femre janë diçka që e bëjnë atë të bukur në sytë tuaj sepse ajo mund t'i përdorë ato për të demonstruar devotshmëri, angazhim dhe besnikëri tek ju.

3. Besimi në veten e saj
Besimi në vetvet është diçka që i bën të bukur femrat dhe meshkujt. Kur një grua vepron me siguri në vetvete, tregon se është e patrazuar nga mungesa e aftësive dhe ka besim në zotësitë e saj.

Një grua me besim në vetvete e njeh veten e saj. Është e pavarur në sensin që mund të mbështetet në veten e saj për t'i menaxhuar pa stres situatat. Është e zonja, por i njeh limitet pikave të forta dhe të dobta të saj.

4. Feromonet e saj
Është një lloj ere e cila nuk mund ta përcaktoni çfarë është, por thjeshtë ju bën të jeni të interesuar për këtë femër, kjo ndodh për shkak të feromoneve. Të githë kemi sinjale kimikate që lëshojmë përmes sekrecioneve në sqetulla. Këto sinjale kimikatesh ndjehen nga të tjerët ashtu siç goja ndjen zjarrin kur afrohet pranë tij.

Në një studim që lidhet me feromonet sintetike, ato femra që kishin aplikuar këto feromone në lëkurën e tyre zhvilluan një frekuencë të lartë të marrëdhënjeve seksuale, lidhjet i kishin më të shpeshta dhe shkëmbenin më shumë puthje në krahasim me ato femra që nuk aplikuan feromonte sintetike.

Kur dikush joshet nga një femër dhe nuk mund ta kuptojë se përse ndodh kjo gjë, zakonisht janë feromonet ato sinjale që dërgohen dhe merren që lidhen me joshjen. Feromonet e femrave mund të ndryshojnë përgjatë ciklit dhe mund të ndryshojnë me anë të lindjes së kontrolluar përmes meditimit. Meshkujt mund të jenë në gjendje të identifikojnë nëse femra ka një ovulacion me anë të feromoneve dhe gjatë kësaj kohe mund t'i duket tërheqëse.

5. Aftësitë e saj
Një femër e arrirë është e bukur. Është e aftë të përkthejë trurin e saj në veprim. Mund të realizojë gjëra; të rrisë fëmijë, mbajë financa, gatuajë me dashuri, t'ju sfidojë në vrap, të bëjë kërkime në internet për kancerin e gjirit, etj.

Një femër e realizuar mund të ketë gjithashtu talente në të bërit dashuri, një nga shumë gjërat që mund të mësoni prej saj nëse do jeni mjaftueshëm me fat të jeni pranë saj.
5 Gjëra që e bëjnë një Femër të bukur - përveç pamjes Fizike 5 Gjëra që e bëjnë një Femër të bukur - përveç pamjes Fizike Reviewed by Marion Mardodaj on 1/30/2016 02:54:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.