Loading...

Mamaja blen 6 gr kokainë për të festuar ditëlindjen e vajzës

 Një mama në Britani, është treguar  shumë "zemërgjerë" me dhuratën që planifikoi t'i bënte të bijës për ditëlindje. Por nuk arriti pasi u kap nga policia me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Mamaja blen 6 gr kokainë për të festuar ditëlindjen e vajzës

37 vjeçares iu gjet një sasi kokaine që kap vlerën e 1000 dollarëve. Ajo i tha policisë se e ka blerë për të festuar 18-vjetorin e ditëlindjes së vajzës së saj.

Nicola Austen u arrestua në shtëpinë e saj me 6 gram kokainë, dhe i tha gjykatës se e kishte blerë për t'ia bërë dhuratë vajzës së saj për ditëlindje, raporton Daily Mail.

Austen i tha policisë se kishte planifikuar ta thithte kokainën bashkë me vajzën e saj, për "t'ia kaluar kaluar mirë" një natë në Londër.

Gjykata e Maidstone e dëgjoi Austen duke thënë se kishte rezervuar një limuzinë dhe se si do ta surprizonte vajzën 18 vjeçare të saj.

Droga u gjet nga qentë e policisë në 12 qese, të cilat ishin të fshehura në banjën e Austine.

Austine u akuzua për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen. U dënua me 9 muaj burg. Gjithashtu ajo duhet të kryejë 250 orë punë komuniteti.
Mamaja blen 6 gr kokainë për të festuar ditëlindjen e vajzës Mamaja blen 6 gr kokainë për të festuar ditëlindjen e vajzës Reviewed by Marion Mardodaj on 10/11/2015 01:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.