Loading...

Kur Jeta Vështirësohet - 20 Mënyra për të Qëndruar të Fortë

Kur Jeta Vështirësohet - 20 Mënyra për të Qëndruar të Fortë

Gjithkush në jetë, do humbasë një njeri të dashur. Do përjetojmë zhgënjim për shkak se dikush që dashuronim me të vërtetë, nuk është më. Ja disa mënyra për ta tejlakuar humbjen, kur jeta merr për poshtë. Mbani përherë parasyshë që në çdo kohë do keni mundësinë të krijoni një të ardhme më të mirë.

1. Çdo fillim vjen nga fundi i fillimit të dikujt
Duhet të falënderojmë të shkaurën, me gjithë lëndimet dhe gabimet, për mësimet që na mësoi dhe për personin e fortë që jemi tani për shkak të përvojave jetësore që kemi kaluar. Kur të mendoni se gjithçka po shkon drejt fundit, kini parasyshë që praktikisht keni mundësinë të krijoni një të ardhme më të mirë e të freskët.

2. Kujtoni, jeta është e brishtë, është e shkurtër
Jo gjithkush që ekziston sot, do përjetojë një të nesërme. E vërteta e hidhur është se disa nga ne do shkojnë në një mënyrë që ne do na duket sikur do zgjasë përgjithmonë, vetëm prë shkak se e humbëm papritur.

Për këtë arsye duhet të mbërthejmë çdo ditë nga jeta jonë, duke e ditur se ajo mund të përfundoi në çdo çast! Përpiquni të përqendroheni tek gjërat pozitive në jetë, në vend që të zhyteni në negativitet.

3. Çdo situatë sfiduese përbën një mundësi
Çfarë jete mund të mësoj nga kjo fatkeqësi? A mund të dal nga kjo e të përjetoj diçka të re? A do jemë një individ më i konpetuar për shkak se e pashë të vërtetën në sy dhe dola prej saj?

Të dëshirosh është gjë e mirë, por ji mirënjohës për çfarë ke.
Kushdo që je dhe çfarëdo të kesh, ndihuni të bekuar për të.

Pavarësisht situatës që ndodheni, keni mundësinë dhe lirinë ta lexoni atë, kështu që gjërat do shkojnë në drejtimin e duhur.

Zaptoni një mendim pozitiv dhe fokusohuni në të. Edhe nëse ndjeheni se nuk ke gjë, keni ndërgejgjen tuaj. Përdoreni veten tuaj që t'ju frymëzojë.

4. Dështimi është i pashmangshëm
Do të jeni të shkëlqyer në jetë, vetëm atëherë kur të dilni jashtë e të jepni 100% të vetes suaj. Nëse bëni diçka dhe gjërat shkojnë keq, të paktën e provove. Duhet të siguroheni që mësuat më shumë nga të mos bërit gjë. Fito ose humb, kishit sukses në diçka ose mësuat një mësim që ju bëri një person më të mirë për të ecur përpara. Secila rrugë, është një fitore.

5. Dielli lartësohet gjithmonë
Lajmi keq: përkohshmëria është pjesë e jetës. Lajmi i mirë: përkohshmëria është pjesë e jetës.

6. Duajeni veten tuaj
Ndonjëherë, inkurajohemi nga një punë që kemi bërë mirë. Shpesh dëgjojmë që dikush na do, pavarësisht çfarë ndodh. DIkush mund të na thotë se është e rëndësishme çfarë mendojmë dhe ndjejmë. Shpesh harrojmë të kujtojmë që jeni special. Edhe njëherë, personi që duhet të të nga ngre lart, është shpirti YT.

7. Për t'u rritur, duhet të luftojmë me disa çështje
Asnjëri nuk është kaq i bekuar në jetë sa të mos ketë privuar vuajtjet. Mund të jetë e vështirë të kujtojmë nga vegjëlia, që jeta mund të na hedhë papritur topin në fytyrë. Ngjarjet tragjike do bëjnë që të duam të ulërasim, mallkojmë, grindemi, por zgjidhja më e mençur është të bërit një hap mbrapa, të merrni frymë thellë e të jini të disiplinuar.

Tragjedia nuk është kurrë më e keqe, sa duket në atë çast. Por prej saj mund të marrim forcë e të rritemi.

8. Përpiquni mos ta zmadhoni çështjen
Retë kanë vijëzime të argjenda. Duke u fokusuar tek ana pozitive e situatës, po nxirrni në pah veten e fortë tuajën.

9. Problemet nuk janë unike për ju! Nuk jeni të vetëm
Ndjenja e frikës, shqetësimeve apo mos fjetja, do të thonë që jeta juaj nuk funksionon siç duhet, ose që jeni disi të çmendur.

Thjeshtë do të thotë se jeni njerëz, si gjithë të tjerët.

Nëse ndjeheni se jeni të vetëm në ishull, kujtoni që ishulli në të vërtetë është një arkipelag i shumë ishujve, të zënë nga njerëz me të njëjtat shqetësime.

10. Gjë tjetër është kur dorëzoheni, dhe tjetër gjë është të vazhdoni të ecni përpara
Kur të gjitha mundësitë kanë konsumuar ndërsa përpiqeni të kujtoni një situatë të një marrëdhënjeje, ndonjëherë kuptoni që drama nuk ia vlen. U ërpoqët, nuk u dorëzuat. Thjeshtë kuptuat që nuk mund t'i ndryshonit gjërat, kaq.

11. Problemet tuaja nuk kanë të bëjnë me personin që ju jeni, përpiquni ta ndani veten emocionalisht nga to
Jeni njeri me një zemër që rreh, me gjakun që pompon nëpër vena. Kjo është shumë më e rëndësishme se sa çështja që keni në jetë. Jo vetëm që keni kapacitetin t'i rregulloni gjërat që po shkojnë keq, por keni edhe kapacitetin të rregulloni edhe mënyrën se si ndiheni për to.

12. Ju keni mundësi zgjedhjeje
NDonjëherë mendojmë se nuk ekziston një tjetër rrugë. Sidoqoftë, gjithmonë do ekzistojë të PAKTËN një rrugë!

Përherë do keni mundësinë të ndryshoni mënyrën e të menduarit rreth situatës.

Një krizë mund të jetë një ftesë drejt një ndriçimi të ri të pikëpamjes suaj për botën.

13. Qëndroni pozitiv duke mbajtur distancë nga njerëzit negativ
Jeta është e shkurtër, kështu që duhet të kemi më shumë kujdes që të shoqërohemi sa më pak me vampirët e energjisë. Këta njerëz mund të shkatërrojnë vetëvlerësimin e tyre, bashkë me tuajin. Hidhuni për në breg, mos qëndroni tek anija që po mbytet.

14. Nuk ekziston marrëdhënja perfekte
Në fakt, marrëdhënja ideale përcaktohet nga mënyra se si njerëzit përshtaten me të papërkryerat.

15. E qeshura është me të vërtetë, ilaçi më i mirë 
Nëse e gjeni veten duke i ngrysur vetullat jetës suaj, përpiquni të qeshni!

Më lartë thamë që përherë mundeni të ndryshoni mënyrën se si ndiheni rreth situatës, dhe kjo nuk është e ndryshme.

Jini optimistë dhe gjeni humorin në situatat e vështira.

16. Nuk ka gjë të keqe nëse rrëzoheni për një kohë të shkurtër
Është e shëndetshme të qani, kështu që mos u ndjeni se duhet të pretendoni që gjërat janë mirë në një kohë që nuk janë. Nuk shkon çdo gjë mirë, dhe të gjithë e dimë. Sa më shpejt t'i fshihni lotët, aq më shpejt do të rishfaqet e qeshura.

17. Ndizni zjarrin e shpresës
Ndonjëherë lëndohemi thellë. Ndonjëherë rrëzohemi nga lartësi shumë të mëdha. Përpiquni të bëni një pushim, të paktën një herë në ditë, vendosini duart në zemër dhe përsërisni: "Shpresa jeton këtu."

18. Dy njerëzit e vetëm në këtë garë është ju...dhe vetja juaj
Kur ndiheni se jeni poshtë, kolegëve, fqinjëve apo shokëve me arritjet, NDALONI dhe bëni rivlerësimet.

19. E tashmja mund të jetë pak e ndotur, por e ardhma është e pastër
Mund të ketë gjëra në të kaluarën tuaj për të cilat nuk jeni krenarë. Përpiquni të mos shihni mbrapa, nuk mund ta pastroni, ka ikur. Por sot është dita e parë e ditëve të mbetura të jetëve tona! Është më mirë të përpiqeni e të fokusoheni në gjërat për të cilat e ardhmja do të na falënderojë.

20. Jeta nuk është përherë e lehtë
Mos u zhgënjeni duke besuar se jeta duhet të jetë e thjeshtë. Kur ngriheni çdo mëngjes, përgatituni të luftoni për atë që besoni dhe atë që doni në jetë. Kur të siguroheni që detyrat tuaja ditore janë në të njëjtën linjë me qëllimet e synuara tuaja, atëherë mund t'ja arrini. Por asnjëri nuk ju ka thënë se është e thjeshtë. Kini besim!  
Kur Jeta Vështirësohet - 20 Mënyra për të Qëndruar të Fortë Kur Jeta Vështirësohet - 20 Mënyra për të Qëndruar të Fortë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/17/2015 10:26:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.