70 vjeçari pedalon për 350 klm për t'i blerë gruas kafenë e preferuar

70 vjeçari pedalon për 350 klm për t'i blerë gruas kafenë e preferuar
 Një i moshuar në Britaninë e Madhe ka bërë një akt tejet të pazakontë: ai ka udhëtuar 350 kilometra me biçikletë nga Britania në Francë për t'i blerë gruas së tij kafen e preferuar.

David dhe Jackie Pedlow nga Devonport, kanë pirë të njëjtën kafe për 35 vjet rresht.

Javën që shkoi, David, 70 vjeç, konstatoi që kafja e tyre po i mbaronte.

Çifti i martuar prej 50 vitesh, udhëton me biçikletë, pasi automjeti i tyre u prish disa muaj më parë.

David dhe gruaja e tij vendosën që David të udhëtonte duke pedaluar për 350 kilometra për t'u furnizuar me kefenë e tyre të preferuar të Grand Mere.

David thotë për mediat kureshtare britanike se të pedaluarit në Francë është një gjë e mrekullueshme.

Dashuria e David për Grand Mere nisi 35 më parë, kur çifti ndodhej në Francë dhe provoi për herë të parë kafenë e preferuar tashmë.

Pasi shkoi në market, ai u kërkoi punonjësve të kërkonin nëse kanë mjaftueshëm kafe për të.

Ai bleu 33 kilogram kafe me një çmim prej 170 eurosh. Më pas i hipi biçikletës për t'u kthyer tek guraja në Britaninë e Madhe.
Previous Post Next Post