Loading...

Top 10 shtetet ku mbizotëron sundimi i ligjit

Për çdo vit, World Justise Project vëzhgon 99 shtete nga globi për të gjeneruar Indeksin e Sundimit të Ligjit. Ky indeks përdoret nga analistët e këtyre vendeve për të gërmuar më thellë në problemet e shteteve respektive. Në vijim po paraqesin indeksin për këtë vit për top 10 vendet ku triumfon sundimi i ligjit.

10. Singapori2014-03-18_132409.jpg
Në rang global, Singapori renditet në vendin e 10. Rankohet më mirë në rendin dhe sigurinë, drejtësinë ndaj kriminelëve dhe korrupsionit. Kur të anketuarit i pyetën nëse ndihen të sigurtë kur shkojnë në shtëpi, rreth 94% e tyre u përgjigjën me “po”.

9. Gjermania2014-03-18_132347.jpg
Gjermania raknkohet më shumë në të drejtat civile dhe në reduktimin e fuqisë së Qeverisë. Në çështjet e korrupsionit, 59% e gjermanëve thonë se zyrtarët duhet të ndiqen penalisht e të futen në burg për krime kundër shtetit. Asnjë gjerman nuk e sheh si një problem mitëdhënjen në këtë shtet.
8. Australia2014-03-18_132330.jpg
Australia rankohet më mirë në çështjet që lidhen me mirëqeverisjen, me rregullatorët ligjorë pro mjedisit dhe me sistemin “chek and balance”. Për shembull, kur të anketuarit u pyetën se çfarë do te bënte një kompani nëse ka shkelur ligjet ambjentale, 66% e tyre u përgjigjën se kompania duhet t’i nënshtrohet ligjit vullnetarisht ose t’i përgjigjet urdhërit të Gjykatës.
7. Austria2014-03-18_132314.jpg
Austria rankohet mirë në të drejtat themelore dhe në sistemin e drejtësisë penale. Në të 12 pyetjet që iu bënë të anketuarve për përqindjen e krimeve, përgjithësisht përgjigjet ishin më shumë optimiste se vendet e tjera të Evrpopës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut.
6. Zelanda e Re2014-03-18_132257.jpg
Të pyetur nëse mund të kërkonin të aksesonin informacione në agjencitë qeveritare, 100% e neozelandezëve u përgjigjën me “po”.
5. Hollanda2014-03-18_132237.jpg
Kur hollandezët u pyetën të thonin një numër nga 1 deri në 10 për korrupsionin e gjyqtarëve, thuajse të gjithë u përgjigjën se korrupsioni është 0.
4. Finlanda2014-03-18_132222.jpg
Sipas finlandezëve, korrupsioni dhe shteti i së drejtës nuk përbën problem, dhe se policia i resurset e mjaftueshme për të kapur keqbërësit.
3. Suedia2014-03-18_132208.jpg
Suedia në aspektin e përgjithshëm rankohet në vendin e tretë, por përsa i përket të drejtave të njeriut renditet në vendin e parë. Mbi 86% e finlandezëve thanë se të gjitha komunitetet fetare mundet të festojnë  e të shprehin lirshëm besimin në publik, dhe se çdo media është e lirë të thotë opinionin e saj kundër qeveritarëve dhe atyre që qeverisin, pa asnjë lloj frike.
2. Norvegjia2014-03-18_132152.jpg
Norvegjia globalisht renditet e dyta, por në çështjet e qeverisë së hapur, drejtësisë civile dhe ligjit renditet në vendin e parë. Të pyeturit u përgjigjën unanimisht, se qeveria është e gatshme të japë çdo lloj informacioni që mund të kërkohet, madje edhe më shumë se qeveritë lokale.
1. Danimarka2014-03-18_132059.jpg
Danimarka zë vendin e parë në përgjithësi, por zë vendin e parë edhe në çështjet që lidhen me shtrëngimin e fuqisë së Ekzekutivit dhe mungesën totale të korrupsionit. 70% e të anketuarve thanë se qeveritarët e nivelit të lartë do ndëshkohen në çdo moment me gjoba apo me burg nëse abuzojnë.
Top 10 shtetet ku mbizotëron sundimi i ligjit Top 10 shtetet ku mbizotëron sundimi i ligjit Reviewed by Marion Mardodaj on 7/31/2015 07:49:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.