Loading...

Lituani - Arrestohet spiuni rus, tentoi të hynte në institucionet qeveritare


Lituania njoftoi sot arrestimin e një shtetasi rus të dyshuar për spiunazh për llogari të Moskës, lidhur me ambicien e saj për të rindërtuar ish-Bashkimin Sovjetik.

Bëhet fjalë, sipas Prokurorisë së Vilniusit, për një agjent të shërbimit rus të sigurisë FSB lindur në vitin 1977 dhe identifikuar vetëm me inicialet N.F., i cili kishte tentuar të hynte në institucionet qeveritare, forcave të sigurisë dhe shërbimeve sekrete lituaneze.


Sipas agjencisë lituaneze të shërbimit sekret, arrestimi i tij ka penguar një përpjekje për akses në informacionet e njohura vetëm nga drejtuesit e Lituanisë, me qëllimin për të manipuluar apo influencuar procesin e marrjes së vendimit në nivel të lartë.
Lituani - Arrestohet spiuni rus, tentoi të hynte në institucionet qeveritare Lituani - Arrestohet spiuni rus, tentoi të hynte në institucionet qeveritare Reviewed by Marion Mardodaj on 5/04/2015 05:51:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.