Austria gati për “Evrovizionin 2015”

Austria gati për “Evrovizionin 2015”
Shtypi austriak e përcjell në çdo hap përgatitjen për mbajtjen e garës më të popullarizuar të këngës në kontinent. Salla e mrekullueshme “WienerStadhalle”, e njohur për manifestimet sportive e koncerteve është në vlugun e punëve finale.Po në këtë sallë të njohur mbajti koncertin e tij Ardian Bujupi dy vjet më parë. Sipas gazetës së njohur austriake “DiePresse” “Shqipëria kësaj radhe ka shpresa për një marshim drejt titullit me këngëtaren ElhaidaDani. Shqipëria deri tani nuk ka festuar sukses të madh në SongContest. Garuesjashqiptare në Vjenë, ElhaidaDani. iu deshtë së fundi ta ndërronte titullin e këngës”. DiePresse jep historikun e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovision, për herë të parë në vitin 2004. “ Deri tani nga dymbëdhjetë konkurrimet, pesë herë nuk kalon në pjesën finale. Renditjen më të mirë Shqipëria e kishte në Azerbajxhan me këngëtaren RonaNishliu me këngën “Suus” në vendin e pestë të finales. Renditjamë e dobët ishte në vitin 2008”. Gazeta jep disa nga renditjet e këngëve shqiptare nga vitet e fundit. Në vitin 2013, AdrianLulgjuraj me këngën e Bledar Sejko, “Identiteti” vendi i 15 në gjysmë finale, siç ishte dhe në vitin e kaluar e përfaqësuar nga Hersi po në vendin e 15 –të.

Gazeta tjetër e njohur austriake „Der Standard“ ka nxjerr në faqet e saja këngëtarët e mbrëmjes së parë e cila do mbahet me 19 maj, ku Shqipëria është e 14- ta. Që tani merret opinioni lidhur me plasimine mundshëm nga nata e parë për finale e cila mbahet me 23 maj. Këngëtarët e natës së parë: 1.Moldavia: EduardRomanyatu – “I wantyour love”.2.Armenia: Genealogy – “Face the shadow”.3. Belgjika: LoïcNottet – “Rythm Inside”.4: Holanda: TrijntjeOosterhuis – “Walk Along”5.Finlanda: PerttiKurikanNimipäivät – “Ainamun pitää”6. Greqia:Maria Elena Kyriakou – “OneLast Breath”7. Estonia: ElinaBorn und StigRästa – “Goodbye to Yesterday”8. Maqedonia: DanielKajmakoski – “Autumn Leaves”9. Serbia: BojanaStamenov – “BeautyNever Lies”10. Hungaria: Boggie – “Warsfor Nothing”11. Bjellorusia: Uzari und Maimuna – “Time”12. Rusia: PolinaGagarina – “A Million Voices”13. Danimarka: Anti Social Media – “The Way You Are” 14. Shqipëria: Elhaida Dani – “I’m Alive”15.Rumenia: Voltaj – “De la capăt – All Over Again”.16Gjeorgjia: Nina Sublatti – “Warrior”
Gazetat japin informata të shumta rreth aktiviteteve përcjellëse. Sipas gazetës tjetër vjeneze “Wienheute”: “Në shëtitoret e frekuentuar do vendosen gjashtë “kapakë altoparlantë” të gropave septike mbi kanale të cilët do këndojnë këngët e fituesit në Eurovisionin e kaluar, austriaku Conchita dhe këngë tjera për shëtitësit e shumtë.
Për komentuesit nga vende të ndryshme janë në shfrytëzim 58 kabina përball tribunës. Ato do kenë të ashtuquajturën „hapësirën e gjelbër“ prej nga do raportojnë pa pengesa reporterët e vendeve të ndryshme për televizionet e tyre. Siç lajmëron përgjegjësi njësitit të kameramanëve z.KurtPongratz, për 200 milion shikues nga e gjithë bota. do jenë26 kamera. Presqendra do hapet me 10 maj ku do jenë të vendosura 350 kamion special me pajisje të ndryshme teknike që kapin peshë 3500 ton. Çdo arkë pajisjeshdo kalon nëpër kontroll të rreptë të policisëdhe personat e sigurimit, Masat e sigurisë do të jenë të nivelit më të lartë të mundshëm.
Programet dhe hapja e dyqaneve e muzeve është e veçantë, kur pritet një ardhje e turistëve nga e gjithë bota. Qysh tani të gjitha hotelet janë të rezervuara për pesë ditët e javës së tretë të majit. Numri i turistëve që vizitojnë Vjenë do rritet shumë krahasuar me vitin e kaluar kur ishin 13,5 milion turist nga e gjithë bota. Austriakët janë mjeshtër në shërbimet hoteliere të një cilësie të lartë, kur dihet se 33 për qind e të ardhurave kombëtare vijnë nga turizmi. Vetëm Vjena ka 96 muze me 950 salla muzesh. Shpresojmë se nga Vjena shqiptarët do jenë fitues të organizimit të Evrovizionit pasues./Dielli/
Previous Post Next Post