Loading...

Nis nga Spilleja pastrimi i plazheve në pragsezonin turistik


pastrim

Në prag të çeljes së sezonit turistik 2015-të, Korpusi i Vullnetarëve dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit kanë nisur te shtunen, aksionin për pastrimin e plazheve të ndotura  në vend, duke filluar nga plazhi i Spillesë, në Kavajë,

I pranishëm në këtë aksion ishte dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i cili lançoi edhe planin e masave për sezonin turistik 2015, që do të mbështetet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ministria qe ai drejton dhe institucionet e linjes.

Ministri Ahmetaj u shpreh per mediat se, plani i masave për sezonin turistik 2015 është pregatitur dhe tashmë pritet që ai të zbatohet në terren. Aksioni ka nisur nga plazhi i Spillesë, në Kavajë për të vazhduar në ditët në vijim edhe në plazhe të tjera, të ndotura në vendi .Plazhi i Spillesë nis aty ku përfundon plazhi i Gjeneralit, që është pjesë e territorit të Komunës Synej dhe vazhdon deri në afërsi të plazhit të Divjakës në Lushnjë. Brezi ranor në këtë plazh pasohet nga brezi i pishave që është kthyer në një mburojë natyrore.

Pastrimi i plazheve në të gjithë vendin do t’ju ofroje  të gjithë turistëve vendas apo të huaj pamjen e duhur të bregdetit shqiptarë. Ministri Ahmetaj tha se, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë janë marë masat për vendosjen e ambulancave mobile në zonat e plazheve, ndersa po punohet intensivisht ne te gjitha drejtimet per tu mundësuar vizitoreve pushime ca më të mira ne Shqiperi..
Nis nga Spilleja pastrimi i plazheve në pragsezonin turistik Nis nga Spilleja pastrimi i plazheve në pragsezonin turistik Reviewed by Marion Mardodaj on 4/11/2015 05:00:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.