Loading...

Genti Sejko zgjidhet guvernator i ri i Bankës së Shqipërisë


Në Tiranë parlamenti votoi sot në mbrëmje në favor të kandidaturës së Genti Sejkos për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Zoti Sejko mori një mbështetje të gjerë, duke grumbulluar votat e të dy krahëve të politikës. Në përfundim të një votimi të fshehtë ai mori 105 vota pro, 3 vota kundër dhe katër abstenime.

Zoti Sejko, u propozua nga presidenti Bujar Nishani 4 dhjetorin e shkuar. Dekreti i presidentit shkaktoi jo pak polemika në radhët e shumicës, përfaqësuesë të së cilës kundërshtuan procedurën e ndjekur nga kreu i shtetit. Për të shmangur një përplasje mbi emrin e guvernatorit të ri të Bankës Qendrore, e mbetur pa drejtues që prej shtatorit të shkuar, shumica mbështeti një zgjidhje kompromisi. Në fund të muajit dhjetor, Këshilli Mbikqyrës e propozoi zotin Sejko si anëtar të tij, duke përmbushur kështu dhe një kusht të ligjit për përzgjedhjen e guvernatorit.

Zoti Sejko pason ish guvernatorin Ardian Fullani, i arrestuar më 5 shtator dhe aktualisht i hetuar në gjendje të lirë, për skandalin e vjedhjes së afro 7 milion dollarë nga një punonjës i Bankës. Në seancën dëgjmore në komisionin e Ekonomisë, zoti Sejko deklaroi se “transparenca dhe forcimi i kontrollit të brendshëm” do të jenë ndër përparësitë e tij kryesore, duke shtuar se lidhur me vjedhjen e ndodhur vitin e kaluar do të kërkonte vlerësimin e dokumentave dhe pasqyrave financiare, për të parë nëse është e saktë vlera e zhdukur nga thesari, e po ashtu edhe nëse nxjerrja e përgjegjësive është bërë si duhet.

Zoti Sejko, 45 vjec, ka një eksperiencë 20 vjecare në sektorin bankar dhe financiar. Vitet e fundit ai ka mbuluar detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të filialit në Shqipëri të bankës franceze  “Société Générale”.
Genti Sejko zgjidhet guvernator i ri i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko zgjidhet guvernator i ri i Bankës së Shqipërisë Reviewed by Marion Mardodaj on 2/06/2015 09:13:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.