Loading...

Kapet me 3.6 kg kokainë polici, pjesë e bandës së drogës


droga e sekuestruar (4)

Policia e Shtetit, krahas luftës ndaj grupeve kriminale, duhet të hetojë edhe brenda radhëve. Një punonjës policie rezulton se është pjesëtar i një grupi të fuqishëm kriminal, që arrin të trafikojë droga të forta. Hamëz Demushi, 36 vjeç, është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, që e mbante prej disa javësh në vëzhgim.

Ai dyshohet se bënte pjesë në një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa gjatë kontrollit i janë sekuestruar rreth 3.6 kilogramë kokainë dhe 0.5 kg heroinë.

Dyshimet e para flisnin se Demushi ishte vetëm një shpërndarës, por më vonë u arrit të zbulohej se ai bënte pjesë në një bandë kriminale.

Hetimet janë kryer nga SHKB-ja, Prokuroria e Tiranës dhe e Krimeve të Rënda, ndërsa ka edhe dyshime se bënte pjesë në grupet që janë shkatërruar së fundmi./Shqip/
Kapet me 3.6 kg kokainë polici, pjesë e bandës së drogës Kapet me 3.6 kg kokainë polici, pjesë e bandës së drogës Reviewed by Marion Mardodaj on 2/21/2015 11:58:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.