Loading...

Arrest me burg për ish-ministren e Rumanisë të akuzuar për korrupsion


Ish-ministrja e turizmit Elena Udrea. Foto: AP

Gjykata e Lartë e Rumanisë i ka dhënë ish-ministres dhe kandidates për presidente të Rumanisë, Elena Udrea masën e sigurisë arrest me burg për akuzat e shfrytëzimit të influencës.

Prokurorët akuzojnë se Udrea mori para për të ndihmuar një firmë private të zgjasë kontratën me shtetin për qiranë e licencave të Microsoft për shkollat në 2009. Bashkëshorti i saj, Dorin Cocos, është arrestuar për të njëjtat akuza.

Prokurorët thanë gjithashtu se Udrea mori para për të përshpejtuar programimin e portalit ueb e-Romania.

Akuza e tretë është se ajo ka kërkuar dhe ka marrë 500,000 euro nga një biznesmen vendas gjithashtu i përfshirë në çështjen Microsoft, për ta ndihmuar atë të shkrijë asetet e tij në Zvicër.

Udrea është gjithashtu nën hetim në një çështje tjetër korrupsioni. Oficerët anti-korrupsion thonë se ajo mori ryshfete, bëri deklarata false dhe marrë padrejtësisht fonde në 2011 kur ajo ishte ministre e turizmit dhe kur shpenzoi 2 milionë euro në një gala boksi të projektuar për të promovuar Rumaninë si destinacion turistik.

Udrea e ka mohuar  keqbërjen dhe ka pretenduar në Facebook se ajo ishte një viktimë e forcave të errëta që kërkonin të shtypnin të vërtetën.

Ajo më herët akuzoi një zyrtar të lartë inteligjence për pazarllëqe në politikë dhe kërcënoi të zbulonte informacion dëmtues mbi politikanët dhe gazetarët.

Investigimi mbi financat e Udreas ka dominuar lajmet rumune. Mbulimi mbi zhvillimet për ditët e fundit ka qenë i vazhdueshëm.
Arrest me burg për ish-ministren e Rumanisë të akuzuar për korrupsion Arrest me burg për ish-ministren e Rumanisë të akuzuar për korrupsion Reviewed by Marion Mardodaj on 2/13/2015 08:47:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.