Loading...

GJERMANI – Merkel përjashton një anulim të borxhit grek

GJERMANI – Merkel përjashton një anulim të borxhit grek

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi sot anulimin e çdo borxhi të Greqisë, gjatë një interviste për gazetën gjermane ”Hamburger Abendblatt”.

“Ka patur një lehtësim vullnetar të borxhit nga kreditorë privatë, ndërkohë që bankat kanë fshirë miliarda dollarë nga borxhi i saj”, theksoi Merkel.

“Unë nuk parashikoj një anulim të ri borxhesh”, shtoi ajo.

Komentet e Merkelit vijnë pas deklaratave të ministrit grek të Financave, Janis Varufaqis i cili tha se do të refuzonte bashkëpunimin me trojkën BE-FMN-BQE, që mbikëqyr borxhin gjigant të vendit.
GJERMANI – Merkel përjashton një anulim të borxhit grek GJERMANI – Merkel përjashton një anulim të borxhit grek Reviewed by Marion Mardodaj on 1/31/2015 10:18:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.