Loading...

SHBA, shpëton jetën e fëmijës me vaj kanabisi, arrestohet nëna e dy fëmijëve



Një nënë e dy fëmijëve po përballet me burgun për shkak se kërkoi vaj kanabisi për të shpëtuar jetën e të birit.

Ky makth për familjen Brown, filloi rreth tre vjet më parë, kur djali i tyre, Trey, atëherë 12 vjeç, u godit në kokë nga një top basketbolli që i shkaktoi atij lëndime të konsiderueshme në tru.

"Zgjodhëm që ta trajtojmë me vaj kanabisi medicinal, që në fakt shpëtoi jetën e djalit, pasi të gjithë doktorët dështuan."

Faktikisht ishte një doktor i cili e këshilloi familjen të kërkonte për vaj kanabisi. Kështu që prindërit e djalit, Angela dhe David Brown e gjetën vanin e kanabisit në Boilen, disa dhjetëra kilometra në periferi të Minesotas.

Pasi e gjetën vajin e shumëkërkuar, prindërit u entuziazmuan jashtëzakonisht, por entuziazmi nuk zgjati shumë.

Vetëm pak ditë pasi u kthyen nga Minesota. Autoritetet e skollës së Trey-t zbuluan që ai trajtohej me vaj kanabisi, dhe raportuan Angela Brown tek autoritetet policore.

Më pas Angela u arrestua dhe u akuzua për "keqtrajtim të fëmijës".

Tani Angela po përballet me potencialisht dy vite burgim.

Aspekti ironik në këtë histori është se Minesota është vendi i 22 që nuk e ka legalizuar kanabisin dhe po pret që ta legalizojë përdorimin medicinal të kanabisit shumë shpejt.

"Ne jemi njerëz që punojmë shumë dhe thjeshtë po përpiqemi të shpëtojmë jetën e djalit tonë. Ai po jetonte në ferr, që nga dita që u plagos," thekson Brown.
SHBA, shpëton jetën e fëmijës me vaj kanabisi, arrestohet nëna e dy fëmijëve SHBA, shpëton jetën e fëmijës me vaj kanabisi, arrestohet nëna e dy fëmijëve Reviewed by Marion Mardodaj on 12/02/2014 09:29:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.