Loading...

5 filozofi Jogash për Paqe të brendshme dhe Mirëqenie

Ahimsa, duke mos dëmtuar
Shoqëria na mëson se si të paragjykojmë njerëzit; Joga na mëson se si të kemi më shumë dhembshuri për njerëzit.

Ekzistojnë shumë praktika për të praktikuar mosdëmtimin. Mund të bëhemi vegjetarian, ose mund të reduktojmë vuajtjet e qenieve të gjalla duke zgjedhur të qenurit të mëshirshëm. Kjo do të thotë që, të japim dhe falim, ndrësa shoqëria na mëson se vlerat dhe mirëqenia jonë lidhen me atë çfarë kemi, dhe çfarë konsumojmë.
Në vend që të mendojmë për festat si një kohë ku duhen dhuruar dhe marrë gjëra, mund të praktikojmë "mosdëmtimin", thjeshtë, duke mos blerë gjëra. Kur pushojmë së bleri gjëra, ne nuk kemi nevojë, pushojmë së kontribuari në konsumin e kotë që dëmton ambjentin dhe mban gjallë një ekonomi që bazohet në shfrytëzimin e fuqisë punëtore.

Satya, e vërteta
Shoqëria na mëson që të gënjejmë, në mënyrë që të marrim atë çfarë dëshirojmë; Joga na mëson të jemi më të ndershëm dhe më të prekshëm.

Kjo kohë fundviti është e përshtatshme për vetëreflektim dhe meditim. Na jepet një mundësi për të reflektuar mbi vitet e kaluara. Satya na mëson se si të zgjedhim me kujdes fjalët, dhe të jemi gjithmonë të ndershëm në një mënyrë që nuk lëndon. Mënyra se si flasim ndikon mbi njerëzit, dhe shpesh ne i japim prioritet dëshirave dhe bazohemi tek ndjenjat kur u flasim të tjerëve.

E folura është një veprim, dhe Joga na mëson që të pushojmë e të reflektojmë mbi synimet tona në mënyrë që të flasim bazuar në dhembshuri dhe dashuri. Ndonjëherë jemi aq të rrëmbyer nga dëshira për të folur, sa që e harrojmë rëndësinë e së vërtetës.
Ne duam miratimin e asaj që dimë dhe nuk mendojmë për pasojat e fjalëve tona. Por Satya na mëson të bëjmë një pushim e të pyesim nëse veprimet tona po kontribuaojnë në lumturinë e të tjerëve.

Asteya, duke mos vjedhur
Shoqëria na mëson se kemi të drejtë mbi gjërat që duam; Joga na mëson që të pyesim dëshirën e të duam vetëveten.

Zakonisht ne, të vjedhurën e përkufizojmë si "marrje ilegalisht diçka nga dikush", por Joga na mëson që ta zgjerojmë kuptimin e "vjedhjes" dhe të mendojmë çfarë do të thotë t'i marrësh dikujt diçka.

Për shembull, unë vjedh kur dikush nuk më sheh. Unë vjedh kur nuk qëndroj në të tashmen.

Kur ishte hera e fundit që u bëtë vonë? Jeta shkon me shpejtësi, dhe çdo moment është i çmueshëm. Ndonjëherë jemi aq shumë të lidhur me të shkuarën, ose të përpirë nga e ardhmja, sa që nuk mund të qëndrojmë dot në të tashmen.

Kur ishte hera e fundit që nuk prisje diçka që të përfundonte? Ose nuk lejove të përfundonte? Po vjedh nga të tjerët dhe nga vetja, kur e krahasoj vetem me të tjerët dhe paragjykoj njerëzit. Po vjedh vetëveten dhe më pas bukurine dhe origjinalitetin e të tjerëve, duke mos vlerësuar njerëzit për atë çfarë janë.
Kur ndodhi për herë të fundit keni paragjykuar dikë?

Paparigraha, për të mos lakmuar
Shoqëria na mëson që nuk mund të kemi kurrë, mjaftueshëm; Joga na mëson të mos biem në kurthin e lakmisë.

Ndoshta kjo është gjëja më e thejshtë për t'u përqafuar gjatë festave. Paparigraha, do të thotë "jo pronësi dhe jo lakmi" - duke mos qenë shumë të lidhur me gjërat materiale.

Këto kohë fundviti shohim komercializma nga më të çuditshmet, që na thonë të blejmë gjithçka, që kemi nevojë të blejmë sa më shumë. Të gjithë jemi të bindur që jetojmë në një shoqëri konsumizmi.

Në vend që të shpenzojmë energjitë e paratë duke menduar çfarë mund të blejmë, kjo është një kohë e mirë për t'u mësuar për të jetuar me më pak gjëra. Është kohë që të shqyrtojmë mundësitë për të kaluar lumtur me të afërmit dhe familjen në mënyra që nuk kërkohet blerja e gjërave.

Bramacharya, vetëpërmbajtja
Shoqëria na mëson që të kënaqim nevojat tona: Joga na mëson se jemi qenie hyjnore.

Bramacharya, shpesh përkthehet vetëpërmbajtje ose seks me maturi. Por ekzistojnë mënyra të ndryshme për të menduar mbi këtë temë. Mund të mendosh, të pasurit respekt për trupin tënd dhe të të tjerëve. Kjo është kohë e konsumit të shfrenuar, dhe kur të vetërregullojmë e të gjejmë ekujlibrin e artë, se sa shumë të pijmë, hamë dhe kryejmë marrëdhënje seksuale, kemi praktikuar respektin për vetëveten dhe jemi kujdesur më shumë për trupin tonë.

Sasia e tepërt e çdo gjëje qoftë, mund të jetë shumë e dëmshme, dhe Bramacharya na mëson që të jemi të mëshirshëm dhe të kemi respekt për të gjitha qeniet e gjalla, duke praktikuar vetëpërmbajtjen.
5 filozofi Jogash për Paqe të brendshme dhe Mirëqenie 5 filozofi Jogash për Paqe të brendshme dhe Mirëqenie Reviewed by Marion Mardodaj on 12/14/2014 04:58:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.