Arrestohet 25 që tentoi të korruptonte policin

Arrestohet 25 që tentoi të korruptonte policin
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të korruptonte një efektiv policie, i cili e kishte kapur në flagrancë teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Eldi Ramazani drejtonte makinën tip “Peugeot” me targa AA898CX. Kur është ndaluar nga policia në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, efektivi i policisë ka konstatuar se 25-vjeçari ishte në gjendje të dehur.


Në këtë moment i riu ka tentuar ta korruptonte me 10 mijë lekë të reja, në mënyrë që të mos i bllokohej patenta dhe mjeti.

Tashmë 25-vjeçari Ramazani pritet të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për korrupsion aktiv.
Previous Post Next Post