Loading...

Shuhet në moshën 86-vjeçare aktorja Besa Imami


Shuhet në moshën 86-vjeçare aktorja Besa Imami

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare aktorja shqiptare Besa Imami.

Në kinematografinë shqiptare “Artistja e Merituar” u bë e njohur me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu”.

Për 42 vite “Artistja e Merituar” i dhuroi publikut shqiptar mbi 90 role, si Prenda te “Cuca e maleve”, Rushes te “Halili dhe Hajria”, Lajes te “Lulet e sheges”, Martës te “Brazadat” apo nenë Tanës në filmin “Në fillim të verës”.


Pas një shkëputje, Besa Imami rikthehet në vitin 2004, me rolin e malësores në dramën “Streha e të harruarve”.

Roli i saj më i fundit është ai i gruas muslimane në filmin “Eduart”. Besa Imami interpretoi edhe në operan “Kavaleria Rustikane” e Pietro Maskanjit.

Para disa ditësh artistja e njohur shqiptare do të nderohej nga Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë me titullin “Nderi i skenës shqiptare”..
Shuhet në moshën 86-vjeçare aktorja Besa Imami Shuhet në moshën 86-vjeçare aktorja Besa Imami Reviewed by Marion Mardodaj on 9/22/2014 12:30:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.