Loading...

Librat e shkollës shqipe shqetësojnë Greqinë


Terens Kuik

Deputetët e parlamentit grek kërkojnë interpelancë me ministrin e Arsimit Andreas Loverdos në lidhje me tekstet shkollore në Shqipëri. Shqetësimi duket se ka ardhur pas një analize në blogun grek “ellogosar.blogspot .com”, ku deputeti i Partisë së Djathtë Grekët e Pavarur”, Terenc-Nikolaos Kuik dhe deputetja e “Demokracisë së Re” Tania Iakovidhou kanë folur për një marrëveshje mes ministrit grek të arsimit dhe homologes shqiptare Lindita Nikolla në mars të këtij viti.

Dy deputetët theksuan në Parlament se në tekstet e gjeografisë në Shqipëri ka ende referime irredentiste për treva shqiptare brenda territorit grek.

“Shqipëria, edhe këtë vit ndan tekste ne të cilat mësohet se Konica, Kosturi, Follorina dhe krahina në përgjithësi e Thesprotisë, e quajtur Çamëria, janë treva shqiptare që tashmë i përkasin Greqisë”, ka deklaruar Tania Iakovidhou, sipas Ora Neës.

Sipas dy deputetëve kritikë ndaj ministrit të Arsimit nga ana tjetër nga librat grekë të Historisë është hequr në bazë të marrëveshjes dypalëshe, historia reale për helenizmin vorio-epirot, nga lashtësia deri në ditët e sotme.

“E kuptoni zotin z. ministër se qeveria Rama po përparon me vrull në planet e saj, nëpërmjet propagandës greke me anë të teksteve shkollore, dhe tregon edhe një herë, qasjen e Shqipërisë ndaj pakicës greke;  Çfarë veprime të tjera (bilaterale, evropiane/ ndërkombëtare) do të merrni në lidhje me këtë sjellje të turpshme dhe provokative të qeverisë shqiptare?”, shkruan në interpelancën e tij Terenc Kuik.

Por ndërsa Athina ka hedhur këtë hap , Tirana nuk po reagon në të njëjtën mënyrë- kanë shprehur shqetësimin e tyre deputetët grekë.

Deputeti i partisë “Grekët e Pavarur”, Terenc Kuik i konsideron tekstet shkollore shqiptare si një propagandë antigreke me anë të së cilës qeveria “Rama” synon pakicat e minoritetit grek në Shqipëri.

Për këtë arsye para ligjvënësve grekë duhet të përgjigjet ministri i Arsimit, Andreas Loverdos.

Në njoftimin e ministrisë së Arsimit pas vizitës së ministres sonë të arsimit në Greqi nënvizohej vetëm se:

“U përcaktuan piketat e bashkëpunimit në nënshkrimin e marrveshjes me ngritjen e grupit të përbashkët të ekspertëve për rishikimin e teksteve shkollore në dy vendet”

Ndërsa nuk u sqarua më tej se çfarë përfshin ky rishikim.

Ja teksti i interpelances

Terens – Nikolaos Kouik, deputet i pavarur

Pyetje Për:

Ministrin e Arsimit Andrea Loverdou

Ministrin e Jashtëm Evangelos Venizelos

Tema:

Propaganda anti-greke në librat shkollorë shqiptarë të gjeografisë për klasën e 9-të dhe klasën e 12-ë.

Z. ministra

Pa komente të mëtejshme po ju paraqes artikullin e postuar në blogun e Vorioepirit “ellogosar.blogspot.gr”, ditën e martë 09.23.14 dhe shqetësimet serioze se në shkollat shqiptare nxënësit i mësojnë trevat greke për “shqiptare” , dmth zonat e Çamërisë, Konicës, Kosturit, Follorinës etj .. !!!

Artikulli thotë:

“Vazhdojnë të mbeten referencat e rimarrjes së territoreve të Greqisë në tekstet shkollore të Gjeografis në Shqipëri .

Çfardo që të ketë ndodhur në më shumë se një dekadë gjatë ndërmjet komisioneve ndërqeveritare Greqi – Shqipëri. Edhe pse ministrat e Arsimit të të dy vendeve janë takuar shumë herë, dhe hera e fundit ka qenë shkurtin e kaluar, kur ministri i atëhershëm grek Konstantinos Arvanitopoulos, ka rënë dakort me homologen e tij shqiptare Lindita Nikolla që të hiqen nga tekstet shkollore referencat e rimarrjes së territoreve apo emrat që krijojnë probleme në marrëdhëniet e dy shteteve fqinje …

Një jetë të tërë Greqia do të tërhiqet dhe Shqipëria do të vazhdojë të njëjtin drejtim. Kishim shkruar kohët e fundit për të hequr çdo referim ndaj grekëve të Epirit të Veriut, në tekstet e historisë në Greqi, ndërkohë në shumë reportazhe në faqe të ndryshme të internetit, në vitet e fundit, deklarohej përmbajtja antigreke në tekstet shkollore të historisë dhe gjeografisë në Shqipëri. Një vit tjetër shkollor filloi dhe nxënësit në shkollat shqiptare po mësojnë përsëri për zonat shqiptare në Greqi …, dmth zonat e Çamërisë, Konicës, Kosturit, Follorinës etj .. !!!

Pa koment të mëtejshëm, Fjala e Lirë e Gjirokastës, paraqet disa faqe të teksteve shqiptare të Gjeografisë së klasës së 9 dhe 12, që korrespondojnë me klasat C të gjimnazit dhe Liceut në Greqi.

Në paragrafin e fundit të faqes 4, janë të referuara si zona shqiptare në Greqi: Çamëria, Konica, Kastoria, Florina etj, pasi kanë paraprirë zonat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi dhe të “Maqedonisë”, dmth të Shkupit.

Në faqen 7 flitet për Konferencën e ambasadorëve në Londër në vitin 1913 e cila ua shpërndau trojet shqiptare shteteve përreth. Pra nga ana etnike, kulturore dhe gjeografike Shqipëria shtrihet deri në Prevezë!

Në faqen 8 në referencat historike, përfshihet si zonë shqiptare, zona e Çamërisë në Greqi në vitin 1913. Dominon në pjesën e poshtme në të majtë të hartës politike Shqipërisë.

Në faqen 29, në të dhënat e ” zonave të çliruara shqiptare “, përfshihet edhe zona e Çamërisë.

Në faqet 134-135, një dedikim i veçantë me të dhënat gjeografike, demografike dhe ekonomike për “rajonet shqiptare të Greqisë”, me fotot e Igumenicës dhe Pargës.

Libri i Gjeografisë klasa e 12

Kopertinë

Faqet 8-9 me të dhëna historike

Në vazhdim në faqet 10-11 të referencave historike për kontinentin nga kohët e lashta deri në vitin 1913, kur ambasadorët e Fuqive të Mëdha i lanë këto zona të Arbërisë jashtë shtetit shqiptar.

E njëjta gjë edhe në faqet 12-13

Faqet 188-190: Ashtu si teksti i klasës së 9-të të Gjeografisë edhe ai klasës së 12, mbyllet me pamjet e Igumenicës dhe Pargës, me të dhëna të ndryshme mbi “Çamërinë”.

Pas gjithë këtyre unë ju pyes zoti Ministër:

A e dini se zonat greke mësohen si … “shqiptare”, me anë të librave shqiptarë të Gjeografisë së klasës së 9-të dhe 12 (respektivisht C gjimnazit dhe C Liceut në Greqi)? Nëse është kështu, pse nuk keni mbajtur një qëndrim publik mbi këtë çështje?

Keni ndërmend ti kërkoni shtetit shqiptar tërheqjen e menjëhershme të këtyre teksteve, apo jo?

E kuptoni zotin z. ministër se qeveria Rama po përparon me vrull në planet e saj, nëpërmjet propagandës greke me anë të teksteve shkollore, dhe tregon edhe një herë, qasjen e Shqipërisë ndaj pakicës greke;

Çfarë veprime të tjera (bilaterale, evropiane/ ndërkombëtare) do të merrni në lidhje me këtë sjellje të turpshme dhe provokative të qeverisë shqiptare?.
Librat e shkollës shqipe shqetësojnë Greqinë Librat e shkollës shqipe shqetësojnë Greqinë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/28/2014 03:38:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.