Loading...

Lënë mandatin 4 ministrat, hyjnë në Kuvend 3 gra


Katër ministrat e fundit të qeverisë Rama, kanë dorëzuar mandatin e deputetit në kryesinë e Kuvendit duke iu bashkuar në këtë mënyrë dhe ministrave të tjerë që tashmë kanë vetëm postin në qeveri.

 Ministrat që lënë mandatin e deputetit janë:
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili përfaqësonte qarkun e Tiranës
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, i zgjedhur në qarkun e Dibrës Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i përzgjedhur në kryeqytet

Pasi dorëzimi i mandateve të kalojë në procedurat parlamentare dhe në Këshillin e Mandateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'i zëvendësojë me emrat pasues në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kështu mandati i Saimir Tahirit i kalon Erjeta Allhyses, ai i Ditmir Bushatit i kalon Ervin Bushatit. Këto sipas përllogartijeve që KQZ ka ndjekur për zeëvendeisimin e mandateve dhe për ministrat e tjerë, të cilët më herët kanë dorëzuar mandatin. Mandati i Shkëlqim Canit i kalon Ezmerina Hoxhës. Pavaresisht se në listë i treti është Hasan Ceni, ai nuk e përfiton mandatin pasi ky qark është gjobitur kohë më parë nga KQZ për mosrespektim të kuotës prej 30 % për kandidatet femra, sikundër dhe subjektet e tjera zgjedhore.

Sa i takon zëvendësimit të mandatit të Damian Gjinkurit dhe ai i shkon një femre. Ajo është Luljeta Arapi, pavarësisht se në listë kandidati mashkull pasues pas Musa Ulqinit është Arben Kamani.

Kështu, pasi KQZ të marrë në shqyrtim zëvendësimin e mandateve, në parlament do të futen  tre deputete femra duke iu shtuar në këtë mënyre deputeteve të tjera që përfaqësojnë partitë politike në Kuvendin e Shqipërisë./shqiptarja.com/
Lënë mandatin 4 ministrat, hyjnë në Kuvend 3 gra Lënë mandatin 4 ministrat, hyjnë në Kuvend 3 gra Reviewed by Marion Mardodaj on 9/19/2014 01:32:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.