Vjedhja e Bankës, Nipi Priste Dajën në Makinë që të Zbarkonte Lekët

Adrian Bitraj nipi i Klevis Bitraj

Arrestimi i Klevis Bejtja, nipit 26-vjeçar të Ardian Bitraj është urdhëruar nga njësia hetimore Task-Forcë, pasi gjatë verifikimit të kamerave i riu ka dalë në disa filmime që priste me makinë dajën e tij, në daljen kryesore të Qendrës së Emisionit në Linzë.


Sipas burimeve kanë qenë disa nga kamerat e jashtme të godinës, ato që kanë treguar prezencën e Bejtajt, teksa priste me makinë Ardian Bitraj. Nisur nga kjo situatë prokuroria ka lëshuar menjëherë urdhrin për arrestimin e Klevis Bejtaj, duke e akuzuar këtë të fundit për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. - Oculus News
Previous Post Next Post