Loading...

Vret shokun e ngushtë dhe e ngushëllon në rrjetin social Facebook

aa.jpg
Ka vrarë mikun e tij më të mirë dhe vetëm pak orë më vonë, duke u përpjekur të mbulojë gjurmët e tij, ka postuar në “Facebook” një mesazh ngushëllimi.
“Pusho në paqe, do më mungosh”, – ka shkruar Darren Wynne, irlandez 21 vjeç, i cili pastaj është dënuar me burg për vrasjen e Jamie Lindsay, 20 vjeç.
“Ishe si një vëlla për mua”. Një tjetër mesazh ky i publikuar në rrjetin social nga vrasësi, i cili e qëlloi drejt e në trup 20-vjeçarin, duke e goditur në fund në sy me një armë gjahu. Vrasja dhe postimet e ndryshme në “Fb” kanë ndodhur në muajin prill.
Pas vrasjes brutale qëndron një larje hesapesh për çështje të drogës. Sipas autorit, Jamie Lindsay e kishte kërcënuar për zhdukjen e disa qeseve me kanabis dhe ai ishte përpjekur vetëm ta trembte me pushkë, por pa dashur ta vriste. Gjykata nuk e besoi versionin e tij dhe tani e ka dënuar me burg./Shqip/
Vret shokun e ngushtë dhe e ngushëllon në rrjetin social Facebook Vret shokun e ngushtë dhe e ngushëllon në rrjetin social Facebook Reviewed by Oculusnews Albania on 7/24/2014 03:12:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.