Loading...

Izrael Hamas dakordohen për armëpushim 12 orësh në Gaza

Izrael dhe Hamas kanë rënë dakord për një armëpushim 12 orësh në Gaza. Sipas orës lokale, armëpushimi ka filluar në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm deri në orën 20:00.
Zëdhënësi i Hamas, Sami Abu Zuhri tha se ka një konsensus kombëtar për një armëpushim 12 orësh.
Ndërkaq, edhe Forcat Izraelite të Mbrojtjes konfirmuan armëpushim në “Twitter” duke shtuar se edhe gjatë kësaj kohe do të vijojnë në gjetjen dhe neutralizimin e tuneleve të fshehura dhe do të përgjigjet me luftime në rast se sulmohet nga Hamas.
Përpara se të arrihej armëpushimi, sulmet izraelite vranë 19 palestinezë gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa mësohet të kenë vdekur edhe 2 izraelitë. Në 18 ditë luftime, raportohen në total mbi 870 palestinezë dhe 39 izraelitë të vrarë.
Ministrat e jashtëm të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Turqisë dhe Katarit do të takohen sot në Francë në përpjekje për të negociuar një armëpushim afatgjatë.
Izrael Hamas dakordohen për armëpushim 12 orësh në Gaza Izrael Hamas dakordohen  për armëpushim 12 orësh në Gaza   Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 10:23:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.