Loading...

5 llojet më të mrekullueshme të luleve që mund të rrisni në shtëpinë tuaj


as.jpg

 Bimët shtëpijake janë dekoriti më i bukur dhe i natyrshëm për t'u përdorur në shtëpi. Sot mund të shihni vazo me lule pothuajse në çdo banesë. Për disa njerëz, rritja e bimëve është një hobi dhe këto njerëz kanë tendencë për të shtuar specie bimësh të mrekullueshme dhe të rralla në shtëpitë e tyre. Sigurisht, ka shumë bimë shtëpijake që kanë nevojë për kujdes të veçantë.

Pra, nëse jeni të zënë, do të zgjidhni më të mirë ato lule që kërkojnë më pak përkushtim, përndryshe ato do të zhduket shpejt. Në vijim po ju paraqesim disa bimë madhështore shtëpijake që nuk kërkojnë shumë përkushtim dhe jua bëjnë shtëpinë një vend të gjelbërt.


af.jpgad.jpg
ass.jpg

as.jpg

Bima Nervore (Nerve Plant. Emri i saj lidhet me gjethet e saj që duket sikur janë të përbërë nga vena; është e mrekullueshme. Nëse vendosni të dekoroni shtëpinë me këtë bimë të mrekullueshme, mund të zgjidhni ngjyra të ndryshme si jeshile, rozë apo gështjenjë. Është mirë ta vendosni në vende ku të jetë e ekspozuar. 

Aloe Vera është një bimë unike që një sërë veti dobiprurëse. Është i njohur fakti që aloe vera ka vetinë e pastrimit të ajrit të shtëpisë. Nga ana tjetër kjo bimë magjike është shumë dobiprurëse për trupin; prejmë në dysh një gjethe dhe lyejmë plagët e trupit të shkaktuara nga infeksionet apo nga djegja, dhe do t'i vërejmë menjëherë dobitë. Rekomandohet që aloe vera të mbahet në kuzhinë, pasi nëse digjeni, do keni mundësinë të "kuroheni" menjëherë.

Gjerdani Perlave. Një vazo e varur në ballkon me gjerdanin e perlave, do të ishte diçka e mrekullueshme. Kjo është një bimë që është e aftë t'i japë elegancë shtëpisë suaj. Dhe çka është më e rëndësishmja, nuk ju duhet të shpenzoni shumë kohë për t'u kujdesur për gjerdanin e perlave, pasi përbëhet nga gjethe të lëngshme, madje edhe mungesa e ujit nuk do ta dëmtonte.
Zambaku i Bardhë është një nga lulet më të preferuara e të admirueshme. Për më tepër, zambaku i bardhë është i dobishëm për shëndetin pasi mund të neutralizojë monoksidin e karbonit që ndodhet në shtëpi. Vetëm sigurohuni që të mos ekspozoni së tepërmi këtë bimë të mrekullueshme ndaj dritës së diellit. Nuk është e nevojshme që ta ujisni shpesh zambakun e bardhë - bëjeni sa herë që bimët kanë filluar të varen.

Pema e Gomës është një bimë e jashtëzakonshme që i jep një pamje të paharrueshme shtëpisë tuaj. Një ndër arsyet madhështore se përse duhet të keni pemën e gomës në shtëpunë tuaj është sepse kjo bimë është jashtëzakonisht aftë të pastrojë ajrin. Kjo bimë është shumë e mirë për ata që nuk janë mësuar të rrisin bimë në shtëpi, pasi nuk kërkon shumë përkushtim. Nëse jeni fillestarë në rritjen e luleve, pema e gomës do ishte perfekte.


aj.jpg

5 llojet më të mrekullueshme të luleve që mund të rrisni në shtëpinë tuaj 5 llojet më të mrekullueshme të luleve që mund të rrisni në shtëpinë tuaj Reviewed by Oculusnews Albania on 7/20/2014 02:59:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.