Loading...

Si të kuptoni se cila vitaminë ju mungon


Si të kuptoni se cila vitaminë ju mungon

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në ushqim mund të kuptohet nga sinjalet e trupit. Shërimi i ngadalshëm i plagëve mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut, i cili gjendet në produktet e
qumështit dhe frutat e detit. Mungesa e zinkut mund të kuptohet edhe me ftohjet e shpeshta dhe rritjen e ngadalshme të flokëve.

Mirëpo, kjo e fundit mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e
hekurit, i cili gjendet mjaftueshëm në mish (posaçërisht në mëlçi) dhe perimet me gjethe
jeshile.
Sytë e skuqur mund të paralajmërojnë mungesën e vitaminës A apo B2. Për këtë arsye,
hani më shumë prodhime të qumështit, pemë dhe perime, duke u dhënë përparësi atyre
me ngjyrë të verdhë, të portokalltë dhe të kuqe.
Sytë e thatë mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës A dhe yndyrës. Duhet të 
konsumoni më shpesh prodhimet e baxhos, pemë të verdha dhe të portokallta si dhe
perime të gjelbra.
Puçrrat në krahë dhe kofshë, tregojnë se në ushqim mungojnë vitaminat e grupit B, 
vitamina E dhe thartirat yndyrore, të cilat mund të kompensohen me peshk dhe drithëra.
Lëkurës së skuqur dhe të yndyrshme i mungojnë vitaminat B2, B6, zinku dhe thartirat
yndyrore. Të gjitha këto mund të fitohen nëse hani mish, peshk dhe bylmetëra.
Lëkura e plasaritur është shenjë e mungesës së hekurit dhe vitaminave të grupit B,
të cilat gjenden në fasule.
Nëse vuani nga dëshpërimi, ndoshta ju mungon vitamina B6. Do ta gjeni në mish dhe
peshk. Mund t’ju ndihmojnë edhe ushtrimet fizike..
Si të kuptoni se cila vitaminë ju mungon Si të kuptoni se cila vitaminë ju mungon Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:32:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.