Loading...

Avioni italian i dyshuar për transport droge ulet në plazhet shqiptare


download.jpg
Tashmë trafiku i drogës me avionë nuk është më një legjendë. Avioni i vogël i tipit Piper PA-32 i ngritur nga Rinasi pak pas mesditës u bllokua në rërën e plazhit të Divjakës 20 minuta më pas. Thyerja e rrotës duket se ka shuar shpresat e pilotit Italian Gorxhi Riformato për tu ngritur sërish. Të njoftuar nga banorët forca të shumta të policisë, të Durrësit, Kavajës dhe specialet e nisura nga Tirana rrethuan të gjithë zonën duke mos lënë askënd të afrohet në pyllin e pishave të Divjakës,sidomos mediat.
Disa banorë thanë se avioni ishte i mbushur me thasë droge por duke ditur rëndësinë e çdo deklarate të thënë në TV nuk pranojnë të flasin para kamerave. Disa fëmijë të larguar nga vendngjarja thonë me pafajësinë e tyre se e kanë parë avionin të zhytur në rërë por policia nuk i ka lejuar të afrohen.

Të tjera burime në vendngjarje që konfirmuan se avioni ishte i mbushur me drogë thanë për TV Klan se makinat që u afruan erdhën për të shkarkuar drogën nga avioni dhe jo për ta mbushur atë. Nuk dihet saktësisht se ku u furnizua avioni me drogë. Edhe burime jozyrtare pranë Prokurorisë e pohojnë këtë variant të banorëve si një nga pistat e mundshme.
Avioni kishte një leje nga autoritetet shqiptare për tu ulur në rinas dhe më pas për të bërë një xhiro turistike në bregdetin shqiptar dhe për të përfunduar udhëtimin e tij në Itali. Shërbimi Informativ Shqiptar me anë të një shkrese të pak kohëve më parë kishte vënë në djeni autoritetet shqiptare se kishte dyshime serioze se edhe nga Divjaka uleshin dhe ngriheshin avionë të mbushur me drogë.
Këtë gjë e pohoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha ku u shpreh se banorët e zonës e kishin e informuar për trafikun.
Tahiri: Avioni ishte bosh, pranë tij u sekuestruan mbi 400 kg kanabis
Ndërsa Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri në një dalje të shkurtër televizive tha se avioni është gjetur bosh dhe ka qenë me defekt. Ministri nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.
Rama: Operacioni në Divjakë, prova se shteti po ringrihet
Kryeministri Edi Rama ka reguar në rrjetin social “Facebook” për avionin e kapur në Divjakë.
Kryeministri Rama shkruan se : “Operacioni i sotëm antidrogë është prova e fortë e radhës se shteti po ringrihet me shpejtësi e Policia e Shtetit është kthyer në krye të detyrës!”.
Njw avion i vogël i tipit Piper PA-32 i ngritur nga Rinasi pak pas mesditës u bllokua në rërën e plazhit të Divjakës 20 minuta më pas. Thyerja e rrotës duket se ka shuar shpresat e pilotit Italian Gorxhi Riformato për tu ngritur sërish. Të njoftuar nga banorët forca të shumta të policisë, të Durrësit, Kavajës dhe specialet e nisura nga Tirana rrethuan të gjithë zonën duke mos lënë askënd të afrohet në pyllin e pishave të Divjakës,sidomos mediat.
Shërbimi Informativ Shqiptar me anë të një shkrese të pak kohëve më parë kishte vënë në djeni autoritetet shqiptare se kishte dyshime serioze se edhe nga Divjaka uleshin dhe ngriheshin avionë të mbushur me drogë.
Basha: Me avionët e drogës ka rënë qeveria bashkë me mashtrimet e saj
Në lidhje me avionin e bllokuar në Divjakë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha . Në një deklaratë për mediat kreu demokrat, teksa e cilësoi ngjarjen e Divjakës një skandal, theksoi se sot me avionët e drogës ka rënë qeveria bashkë me mashtrimet e saj.
Sipas tij Rama-Tahiri pastruan skenën e krimit, duke fshehur çdo gjë nga gazetarët
“Rama-Tahiri pastruan skenën e krimit, duke fshehur çdo gjë nga gazetarët. Ngjarja e Divjakës është një skandal. U fshehën paratë e drogës nga vendi i ngjarjes. E vërteta e trafikut të drogës doli në Divjakë. Qeveria, betejë për të shmangur transparencën. Të bëhet transparencë për ngjarjen. Kartelët e drogës kanë marrë fuqi.Sot me avionët e drogës ka rënë qeveria bashkë me mashtrimet e saj”- deklaroi Basha.

Avioni italian i dyshuar për transport droge ulet në plazhet shqiptare Avioni italian i dyshuar për transport droge ulet në plazhet shqiptare Reviewed by Oculusnews Albania on 5/10/2014 10:59:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.