Gjeopolitika, Parashqevi Simaku, E Premtja dhe Lindja e Krishtit

Gjeopolitika, Lindja e Krishtit, E Premtja dhe Parashqevi Simaku
 
Nga Marion Mardodaj

 Rreth 14 vjet më parë, botova një shkrim (Mbas "2159’’vitesh të favorizuar gjeopolitikisht), ku pa modestinë më të vogël, përmend për herë të parë në publik termin "Gjeopolitikë". Pas këtij shkrimi, nisën të shfaqen njerëz nëpër televizionet kryesore shqiptare duke ripërmendur këtë term sipas kontekstit të formimit dhe perceptimit të tyre që lidhet me familjen, kulturën, profesionin dhe ditën e lindjes. Sigurisht që kjo e fundit mund të duket e çuditshme për disa, por logjika më e thjeshtë të çon, për shembull, të kuptosh se një kryeministër nuk mund të jetë njëkohësisht edhe jurist, ekonomist, agronom, blegtor etj., që të komandojë një shtet, por çdo kryeministër, lider apo drejtues bazohet edhe në elemente të okultizmit për të drejtuar për të vetmin qëllim, që të qëndrojë sa më gjatë në pushtet, madje çdo politikan i përdor patjetër elementet e okultizmit për të ecur përpara; emri dhe data e lindjes janë dy elementet kryesore...

Pra, të parët që e komentuan këtë term pas publikimit nga ana ime ishin disa njerëz që sot njihen gjerësisht në publik si "spijunë", këta nisën ta interpretojnë sipas formimit të tyre apo sipas udhëzimeve që kishin marrë... Por s'dua të shpenzoj kohë me ta, por sot dua të bëj publik një tjetër term të rëndësishëm që lidhet me gjeopolitikën e të mundohem të argumontoj se Parashqevi Simaku është një resurs i çmuar kombëtar: 

Forcat Centrifugale.

Forcat Centrifugale në kontekstin Gjeopolitik, janë rryma apo segmente socio-politike brenda një shteti që tentojnë të destabilizojnë vetë shtetin, duke çuar në fragmentizimin potencial, në konflikte të ndryshme si lufta civile apo edhe shpërbërje totale të shtetit, apo të Shqipërisë në këtë rast.

Në këtë optikë, kuptohet lehtë nga çdo shqiptar se në Shqipëri ekzistojnë shumë rryma politike, fetare dhe nacionalitete që punojnë për interesa të jashtme dhe që rrezikojnë fragmetizimin territorial por edhe social të Shqipërisë, sipas kontekstit dhe kuptimit të sotëm të shtet-kombeve.

Forcat centrifugale janë kudo, mund të jetë miku ytë më i ngushtë, mund të jetë një punonjës dogane, një ministër, madje edhe një kryeministër. 

► Forcat "centrifugale" zakonisht gërryejnë dhe godasin shtyllat e një kombi, që janë figurat e shquara me të cilat identifikohet një komb në botë, për shembull për Shqipërinë janë Nënë Tereza, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Kadare, etj; 

► Godasin gjuhën shqipe. Goditja e gjuhës është ndër elementet kryesorë që ndikon në shuarjen e një kombi. Për shembull 100 vite më parë, në europë ekzistonin shumë gjuhë që sot janë shuar e që u flisnin nga njerëz të caktuar që mund të përbënin kombe, si për shembull Dalmatishtja, Gotishtja e Krimesë, Prusishtja e Vjetër etj.

► Përdorin çdo element të mundshëm për të përçfarë dhe fragmentizuar kombin; Sabotojnë projekte madhore me interes kombëtarë, etj. 

Në raste të caktuara, si forcë centrifugale mund të sillen edhe partitë, duke sakrifikuar nga kombi në interes të partisë apo grupimit politik apo duke bërë aleancë me vetë segmente të forcave centrifugale, si për shembull Partia Komuniste ka sakrifikuar disa mijëra shqiptar të Kosovës me Masakrën e Tivarit duke bashkëpunuar me ish-Jugoslavinë; si dhe Partia Demokratike prishi dhe shkatërrojë çdo uzinë, fabrikë apo çdo gjë funskionale dhe rentabël ekonomikisht që ishte ndërtuar në kohën e komunizmit nga vetë populli i thjeshtë.

Në lidhje me këngëtaren e famshme Parashqevi Simaku, po të vihet re me kujdes, janë pak a shumë po ata persona që më parë kanë denigurar figura kombëtare si Nënë Tereza dhe Skënderbeu, e po ata përpiqen të relativizojnë figurën dhe atë se çfar ka përfaqësuar e përfaqëson Simaku. E cila padyshim që mbetet një model shumë i mirë për shoqërinë shqiptare, si nga ana profesionale, por edhe nga ana karakteriale dhe njerëzore.

Thënë këto, po mundohem të shpjegoj forcat "Centripetale".

Forcat centripetale janë të gjitha ato forca që priren të bashkojnë një komb, qoftë ndërgjegjshëm apo pa ndërgjegjshëm.

Në rastin e këngëtares së famshme shqiptare Parashqevi Simaku, personi që njihet si Elton Ilirjani, e ka ndihmuar në maksimum këtë këngëtare të famshe shqiptare sipas kuptimit që ai ka për botën, në një kohë që këngëtarë të tjerë duke qenë plotësisht në dieni të gjendjes së saj, publikonin e fitonin para përmes këngëve të simakut në "youtube" e në platforma të tjera, diçka shumë mizore kur e mendon..., ndërsa shteti ishte inekzistent deri tani.

Por nga ana tjetër, shumë shqiptar kanë pikëpyetjen e madhe se ky person mund të mos jetë më i përshtatshmi për shkak të orientimit seksual që ka...

Por unë bëj një pyetje: Po sikur ky person të kishte një "bibilush funksional..." çfar do mendonin njerëzit?

Nuk e di për çfar arsye, por Ilirjani ironizojë edhe publikun, pasi bëri një përshëndetje karakteristike pas takimit me Simakun: 

"Gëzuar Shën Premten dhe Krishtlindjet"

Parashqevia është besimtare myslimane siç është deklaruar gjerësisht, ndërsa në Kavajë ekziston Kisha e Shën Premtes. "Parashqevi", në greqisht do të thotë "E Premte", dhe "Krishtlindja" përbëhet edhe nga termi "Lind", që do të thotë se këto terma janë përdorur nga një djalë nga Tepelena jo pjellor dhe me shumë elemente kontradiktore që nuk besoj kanë lidhje me gjeopolitikën, por me një lloj revolte të brendshme që nuk jam në gjendje ta shpjegoj... Gjithsesi unë kam kushërnj nga Tepelena dhe nuk kam asnjë kompleks e nuk paragjykoj njeri kur respekton kufijtë personal, megjithëse nuk jam dakord aspak me imazhin që Ilirjani shet, dhe uroj të mos ta shesë në tregun shqiptar.

Por në këtë rast, pavarësisht nuancave, kuptimeve apo moskuptimeve që ka emetuar me veprimet e tij, mendoj se në rezultanten e përgjithshme ai u soll si një forcë apo element "centripetal" dhe ka vepruar siç do vepronte një patriot i mirë shqiptar.

Kombi dhe gjenet

Dua të theksoj se në konteksitn e sotëm të shtet-kombeve, gjenetika nuk është e rëndësishme, për shembull Italia që është pranë nesh, është shteti me nivelin më të lartë të lamirshmërisë gjenetike, madje më shumë se vetë SHBA. Në rastin praktik, çdo njeri që dëshiron të jetojë në mënyrë të ndërgjegjshme mirë me familjen dhe të dashurit e tij në një shttet të caktuar, duke kontribuar edhe ai vetë me sinqeritet për këtë të mirë, është një patriot i mirë, pavarësisht se çfar prejardhje, feje apo çfar gjenesh ka.
Previous Post Next Post