*Ky shkrim është botuar si fillim në datë 13 mars të vitit 2013 në gazetën "Ballkan" nga Marion Mardodaj. |
Siç duket, që prej ditës kur kreut aktual të opozitës shqiptare nuk i'u miratua Plani Urbanistik i Tiranës kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë, bashkë me ngritjen e një piramide të ulët në vendin ku u rrëzua busti i Enver Hoxhës, Edi Rama ka vrarë vazhdimisht mendjen për të ndërtuar një tjetër piramidë. Ngjyra e purpurt që ka zëvendësuar të kuqen ish-komuniste në imazhin e PS-së në këtë fushatë elektorale që sapo ka filluar, reflekton edhe njëherë vizionin e modelit të qeverisjes së kreut të opozitës. E purpurta ka shumë gjëra të përbasjëta me piramidën, në kuptimin e pushtetit. Sipas kuturës franceze, nga ku fillon gjeneza e komunizmit me Komunën e Parisit, dhe nga e cila është ndikuar thellësisht intelektualisht e artistikisht Edi Rama, e purpurta simbolizon mbretëroren, është një ngjyrë midis të kuqes dhe blusë, midis komunizmit dhe liberalizmit ekstrem, "përtej të majtës dhe të djathtës", e cila rezulton të jetë ndër më të preferuarat nga 18 vjeçarët, por që ka shumë të përbashkëta me piramidën. Në realitet, bota fizike nuk ka ngjyra, por ka vetëm ndërveprim të valëve me gjatësi të ndryshme, që kur kombinohen ashtu siç duhet, formojnë ylberin e përkohshëm. Një mekanizëm mistik ky për të shpresuar votën e të rinjve shqiptar.
Që prej ditës kur Edi Rama i hipi kalit të drejtimit të PS-së, është akuzuar vazhdimisht si autoritar në menaxhimin e kësaj parite, qoftë nga kundërshtarët, qoftë nga zëra brenda partisë. Kodi i ri Zgjedhor i propozuar prej tij dhe i aprovuar nga PD, është një tjetër argument që flet për autoritarizmin e Edi Ramës, për vizionin e tij të qeverisjes, që ka shumë të përbashkëta me ministrin e propagandës hitleriane, Gëbels, i cili thoshte se: partitë e vogla janë për të përjetësuar problemet. Në fakt, megjithëse një mendësi hitleriane, është një pikëpamje joshëse për kontekstin - personalisht mendoj dhe e pranoj si të vërtetë që arrin të turbullojë vazhdimisht mendimet e më pak se 3 milion shqiptarëve që banojnë në rret 28.000 kilometra katrorë. E vërtetueshme empirikisht dhe praktikisht, dhe akoma më e vërtetueshme nëse bëhet fjalë për klanet.
Në të vërtetë, faktet e demonstrojnë autoritarizmin e Ramës, dëbimet e distancimet që u ka bërë vazhdimisht pjesëtarëve të PS-së, e veçanërisht ish-komunistëve, duke i zëvendësuar me figura të reja. Fakte këto që nxjerrin në pah se Rama është i bindur që ish-komunistët nuk do zënë asnjëherë rehat në piramidën e purpurt të ndërtuar prej tij, sepse janë shumë të aftë në luftën e klasave dhe goditjen e nëndheshme të tij, se nuk do t'ja falin kurrë njollosjen e të kuqes ish-komuniste me blunë e imperjalizmit amerikan. Ndërsa për të rinjtë, gazetarët dhe biznesmenët e anëtarësuar së fundi në PS, e purpurta është magji, është ngrohtësi mbretërore. Është iluzion joshës.
Ndërsa lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i cili mbart mbi kurriz një barrë tepër të rëndë në transformimin e mendësisë së shoqërisë shqiptare nga e indoktrinuar në palcë, injorante, parazitare, thellësisht rurale (dhe duhet thënë që në njëfarë mënyre ja ka arritur), në një shoqëri të lirë, mendjehapur dhe demokratike, mesa duket e sheh kalin e ri të kësaj beteje elektroale tek rinia, dhe tek fryma kombëtare - kjo e fundit fushë tepër e preferuar e tij por që aktualsiht rrezikon komën e rëndë. Me "frymëmarrjen nga goja" që i dha "frymës kombëtare" me deklaratat reale të bëra prej tij me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shpreson të rivitalizojë këtë kalë të lodhur nga tranzicioni 23 vjeçar postkomunist për t'i hipur në betejnë e radhës, që siç duket do jetë e vështirë për të.
Në aspektin e lidershipit, Berisha shquhet për akrobacirat e tij të skajshme, i cili është i aftë të kthejë lehtë çështje në favor të tij. Shquhet për krijimin e vizioneve tepër joshë për anëtarët e bashkëpunëtorët e tij, për energjitë e pashterueshme dhe punën e palodhur që bën, për fleksibilitete e nivel të lartë adaptueshmërie në rethana të reja e dinamike. Ai është akuzuar shpesh për shfaqje autoritarizmin dhe pikturohet për ditë si diktator nga disa të përditshme pranë PS-së. Në fakt realiteti dëshmon se ai ka aplikuar me përpikmëri modelin amerikan të lidershipit: Duke mbajtur të konsoliduar me karizmëne dy gishtave lart një pjesë të mirë të elektorattt të djathtë, duke mbështetur e nxitur koalicionet, dhe duke krijuar vizione joshëse për elektoratin e djathtë, për të gjitha rrymat dhe grupimet brenda PD-së dhe bashkëpunëtorët që i janë afruar për të vetmin qëllim. Në këtë kuptim mendoj se problemi apo perceptimi i krijuar ose i kultivuar nuk qëndron tek autoritarzmi i tij, por qëndron tek anakronizmi ndërmjet energjive të mëdha e temperamentit që e karakterizon atë, dhe liderëve banal e mesjetarë të koalicioneve pranë tij, deputetëve të përgjumur, ministrave të lodhur e këshilltarëve militant që e ushqejnë atë me inpute e këshilla, në një kohë që për një pjesë të mirë të tyre përflitet se kanë të kaluar të dyshimtë, me pika të paqarta reference.
Kësaj here gjërat janë ndryshe: ekziston një pakënaqësi e theksuar në popullsi për mënyrën e qeverisjes së Koalicionit Qeveritar (Berisha-Meta), sidomos vitet e fundit. Barazia para ligjit, që është edhe kulmi i lirisë së individit, ka probleme serioze; krimi ka njohur rritje progresive, administrata është e lodhur dhe e topitur; ndërsa opozita nëse nuk arrin të fusë shkopij nën rrotë, mezi pret të hiperbolizojë edhe gjërat më banale, karakteristike kjo për politikën tonë. Në këto rrethana, PD po vishte, krihet, llustron këpucët e parfumoset për t'u përgatitur për të trokitur në çdo derë shqiptare për të kërkuar votën, duke shpresuar edhe në një mandat tjetër - çka duket se do jetë një sipërmarrje e vështirë nëse s'rrjedh ujë mjaftueshëm në PD në muajt në vazhdim, edhe nëse lideri i PD-së nuk e konsideron seriozisht mundësinë e zevëndësimit të disa figurave tepër të dyshimta brenda saj. Megjithatë, lideri Berisha po vërehet të shfaqë sërish karizmën dhe energjitë që e karakterizojnë. Por kësaj rradhe, të paktën deri tani, mitingjet e kahershme në pragfushatë të PD-së nuk po vërehen më, por janë zëvendësuar me minifushatat e shkollave dhe universiteteve. Siç duket, arritjet e teknologjisë së informacionit dhe së shpejti implementimi i 4G-së, janë deri tani kuajt e preferuar të fushatës së PD-së. Tepër iluzive kjo për rininë mbi-18 vjeçare të një vendi me rreth 50% popullsi rurale sa i përket banimit (rezidencës), mbi 60% rurale në mendësi, ku mbi 60% e prodhimit të brendshëm kombëtar e zë bujqësia.
Mesa duket, elektorati në rritje i forcave të reja politike, si FRD dhe AK, dhe elektorali konstant i LSI-së me në krye Ilir Metën, kanë bërë që PS dhe PD të orientohen për të shpresuar vota drejt të purpurtës dhe 4G-së.
*Ky shkrim është botuar si fillim në datë 13 mars të vitit 2013 në gazetën "Ballkan" nga Marion Mardodaj.
Tags
Opinion